Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka paralajmëruar Korenë Veriore që të përmbahet nga marrja e veprimeve të tjera provokuese dhe t’iu bindet rezolutave të OKB-së, si dhe ta braktisë zhvillimin e raketave bërthamore.
Tensionet në gadishullin korean janë shkallëzuar pas testimeve të fundit të raketave nga Veriu dhe paralajmërimeve të SHBA-së.
Abe tha sot në Parlamentin e Japonisë se do të diskutojë rreth Koresë Veriore me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në fund të këtij muaji.
Ndryshe Abe, para pak ditësh ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të jetë në gjendje që të hedhë raketa të mbushura me gaz nervor sarin në drejtim të Japonisë.
Abe i ka bërë këto komente në panelin parlamentar për siguri kombëtare dhe diplomaci dhe vijnë midis shqetësimeve në rritje për ndonjë testim tjetër bërthamor apo raketor nga vendi komunist