Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të përqendruara do të jenë në zonat veriore e verilindore duke gjeneruar shira të dobët.
Orët e pasdites duke përfshirë edhe mbrëmjen, pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokale. Më të theksuar shirat paraqiten në zonat veriore e qendrore. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Ttemperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.
Ju sjellim disa nga qytetet kryesore :