Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka hapur garën në rrjetet e tij sociale për muzikën që do të shoqërojë fushatën e Partisë Socialiste për zgjdhjet e Qershorit.
‘’ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SH❤IPËRINË QË DUAM🇦🇱💪🇪🇺
Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit🙏 Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions😀👍✌💪⚽
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit😀👍✌👍⚽
Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij😀❤🌹
Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim😜❤
Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time😀❤
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës😍’’, shkruante Rama.
Të shumta kanë qenë sygjerimet e komentuesve shpeshherë edhe tallëse në drejtim tëe fushatës dhe kryeministrit.
KOMENTET DHE REPLIKAT E RAMËS ME NDJEKËSIT:
Komentuesi: E po populli aty ka mendien qe te japim mendim per muzik ju keni vu ne terezi pare keni ba po keshtu talli me popullin. Doni me jau q… nanen me muzik. Hajde shtet hajde mendim prej adoleahenti ….!!!
Rama: Arben, ti nuk je as populli as nje mbeshtetes i luftes sone per Shqiperine qe duam, keshtu qe s’ke cfare kerkon ne kete faqe, prandaj dil qe ketu se ke hyre krejt gabim dhe shko aty ku ta tolerojne kete fjalor mejhanesh! Vetem nje keshille merre me vete po deshe: Mesoje edukaten per vete sepse rrugaceria ne fjalor eshte shume e demshme per shendetin!
Komentuesi: Ti o shoku akoma tek ura Stambolli digjet dhe Kurva krihet me duket se e vure ne terezi me Liken prandaj kerkon keng vendos kengen e Likes se me ate ke shpetim
Rama: Murat, ti po me dukesh poshte ures fare dhe je ne te drejten tende te rrish aty, po jo ketu te kjo faqe shoku se nuk te ka futur njeri me zor e nuk eshte vend per te derdhur ujet e trashe te gjuhes se dale jashte kontrolli! Prandaj mos e perserit te lutem he shoku se s’ka pike lezeti.
Komentuesi: Po na mo na, ceshte kjo “zgjidhni muziken e luftes…”?? pak me bute se individe te ndryshem mund ta lexojne ne menyra te ndryshme thirrjen. skemi lufte me asgje dhe me asnje, gjej ndonje llaf tjeter.
Rama: Lufte per drejtesi, lufte per shtet, lufte per pune, lufte per mireqenie Astrit, po flasim per muzike s’po flasim per bomba
Komentuesi: Mire e keni.Nuk presim te behet ndonje gje.Po te pakten me pak muzike e me nje gote raki i harrojme hallet.SIC BEJNE JEVGJERIT.Raki dhe aheng.Tjeter gje nuk dine te bejne
Rama: Mesa shoh ti e paske qejf te shkreten Bardhyl, po e para mos pi shume, se coroditesh e flet se prapthi sic ke folur ketu per njerezit me ngjyre dhe e dyta mos bej cinikun se nuk te ben mire per shendetin
Komentuesi: Velo Partizani…them un ……cne qe ma hoqe bllokun,.???
Rama: S’merrem me block unblock une Lili Lili po do kesh folur pa edukate e te ka bllokuar roja i etikes
(E.K/SHUPLAKA)