Loading...

Ja se c’ben shqiptari per te fejuaren !

Një shikim drejt një vajze shqiptare, ka përfunduar me një të ri të plagosur dhe një shqiptar në kërkim. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Piacenza, Itali.

Siç shkruan media italiane, ka qenë një maroken 18 vjeç, ai i cili ka parë të fejuarën e shqiptarit dhe më pas ka nisur sherri.

Sherri fillimisht me fjalë, ka vazhduar më pas me përdorimin e armës, që 22-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shkuar dhe e kishte marrë një pistoletë.

Ai ka qëlluar ndaj marokenit 18 vjeç, i cili është dërguar në spital, ndërsa shqiptari ishte larguar me makinën e tij, menjëherë pas plagosjes.

Vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com