[sgmb id=”1″]
Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LsI-së, përveçse ka pohuar se heq dorë nga posti i tij si kryetar i kësaj lëvizje, ka treguar gjithashtu për të gjithë të pranishmit një bisedë të vajzës së tij Era.
“Ajo ishte në Amerikë në dasmë e kushëririt të saj dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte këtu. Në rrugën e kthimit kishte marë mesazhe pa fund nga mikeshat e saj të cilat i uronin emërimin tim si President. Menjëherë mori në telefon Elonën dhe e pyeti çfarë po ndodh. ‘Shefi do bëhet president’ i ka thënë Elona.
Po lere moj Presidentin me LSI-në çdo bëhet’- ka mbyllur rrëfimin Meta duke bërë të qeshin të mbledhurit në sallë me këtë reagim të vajzës së tij. Në krye të LSI do të jetë Petrit Vasili.