Loading...

Ja cfar i ndodhi kesaj gruaje kur shkoi te terhiqte leke nga bankomati!

Një 42-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, pasi gruaja e ka denoncuar në Polici se i kishte vjedhur paratë.

Blutë e Komisariatit numër 1 në kryeqytet, u njohën me rastin, pasi F.R, 40 vjeç iu drejtua me një kallëzim për bashkëshortin e saj i cili me anë të kartës së bankomatit të saj, i kishte vjedhur lekët, mëson “Panorama”.

Bëhet fjalë për shtetasin G.N, vjeç 42, banues në Shkozë. Mësohet se një ditë, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së bashkëshortes, në banesën e tyre në rrugën “Ali Shefqeti”, ai i ka marrë nga çanta asaj kartën e bankës dhe ka tërhequr një sasi lekësh nga bankomati, pa dijeninë e saj.

Nuk dihet se për çfarë i ka përdorur paratë 42-vjecari, por gruaja nuk e ka falur për aktin që ka bërë dhe e ka denoncuar në Polici.

Ajo e ka zbuluar se i mungonin paratë kur ka shkuar t’i tërheqë nga bankomati.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com