Loading...

Itali, Shqiptari gjendet e varur ne nje peme! Ishte i panjohur ne zonen ku u gjet…!

[sgmb id=”1″]

Në fshatin mes Curti e Macerata Campania, në afërsi të rrugës “Starzolella”, është gjetur trupi i pajetë i një 57-vjeçari shqiptar,  i varur në një pemë. Zbulimin tragjik e ka bërë një fermer i cili ishte duke shkuar në tokën e tij për të punuar, kur është hasur me skenën horror.

Ai telefonoi menjëherë ekipin e shpëtimit, por rezultoi e kotë.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Kufoma është dërguar në spitalin e Caserta-s, ku do të kryhet autopsia. Megjithatë, raportimet e para flasin për një vetëvrasje.

Përveç moshës, nuk raportohet më shumë për identitetin e shqiptarit.  Sipas mediave lokale, ai nuk ishte i njohur në zonën ku u gjet i vdekur.


Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com