Siç edhe shkruan media italiane, dy të rinjtë janë kapur në befasi nga policia.
Gjatë aksionit, policia u gjeti atyre një laborator të vogël të përpunimi dhe përgatitjes së drogës. Në pranga janë vendosur shqiptarët me inicialet X. L., 22 vjeç dhe B. R., 29 vjeç.
Atyre u është gjetur edhe një sasi prej 50 gramësh kokainë e pastër, e prerë dhe e bërë gati për tu përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta.
Gjithashtu atyre u janë gjetur edhe 1500 euro. Pas arrestimit janë dërguar në burgun e Ravenas.