[sgmb id=”1″]
Ilir Meta do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës dhe do të marrë detyrën më 24 korrik, duke lënë kështu “timonin” e LSI-së. Pjesë e garës për kreun e shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia.
“Panorama” shkruan se është pikërisht Vasili, ai që do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit.
Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.
Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.
Kryesia e LSI-së propozoi dje kryetarin e saj, Ilir Meta, kandidat për President, duke i dhënë dhe firmat e deputetëve.