Ilir Meta ndan mendjen, mbledh ekipin dhe ndeshet me Lefter Kokën dhe ekipin që qëndron pas tij. Në fund një shtrëngim duarsh, mes kreut të LSI-së dhe ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Ndeshja është zhvilluar në volejboll te Kepi i Rodonit, teksa dy fotot janë shpërndarë nga këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi. Ekipet? Janë formuar nga të rinjtë e LSI-së.
Kreu i Kuvendit nuk i është shmangur as shërbimit, teksa Aleksi komenton: ”Kush është i fortë, nuk fiton. Kush Fiton, është i Fortë.”. Të ketë fituar kush, apo kanë dalë barazim?! Nga ajo që mësojmë pasi pyesim, nuk ka sesi të ndodhte ndryshe: Meta dhe ekipi i tij kanë fituar 10 me 7 kundrejt ekipit të Kokës.