Loading...

Igli Tare : I besoj Strakoshes.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha vazhdon të mbetet numri një te Lazio.

Paraqitja e tij ndaj Genoas ishte mjaftë e mirë ku Lazio mori një barazim të vlefshëm 2-2.

Në fund të ndeshjes, për shqiptarin ka folur edhe bashkëkombësi i tij Igli Tare që ka rolin e drejtorit sportiv te Lazio.

Tare e ka vlerësuar lartë Strakoshën duke deklaruar se Lazio ka zgjedhur një politikë për t’i besuar të rinjve.

“Ne kemi zgjedhur një politikë që t’iu besojmë të rinjve dhe duhet t’i japim atyre kohën për tu rritur edhe duke bërë ndonjë gabim”.

“Strakosha ka gjithçka që i duhet për tu bërë titullar, të gjithë jemi të kënaqur me të”.

“Marchetti po kalon një moment të vështirë dhe ne e presim që ai të kthehet para fundit të kampionatit”, deklaroi Tare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com