[sgmb id=”1″]
Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali në mesnatë. Siç bëjnë të ditur mediat italiane bëhet fjalë për 43-vjeçarin e identifikuar si Gaspër Reçi. Ai ishte duke ecur në këmbë kur nga një makinë, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me 4 plumba duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
Policia italiane thotë se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt familjar, mes viktimës dhe personave që e kanë qëlluar për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Simeri Crichi”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar. Shqiptari ishte duke ecur në rrugë dhe për arsye ende të panjohura, u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua. Pasi u godit, burri gjeti vdekjen në vend.
Forcat e policisë dhe ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk qe e mundur të bëhej asgjë për shqiptarin.
Sipas hetimeve të para, dy burra në bordin e një makine “Smart” i janë afruar 43 vjeçarit dhe njëri prej tyre, dyshohet pasagjeri e ka qëlluar atë për vdekje, për t’u zhdukur më pas. Nuk ka dëshmitarë për ngjarjen.
Policia ka nisur hetimet. Policia ka marrë në pyetje edhe një shokun e tij, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sapo ka dëgjuar krismat