[sgmb id=”1″]
27-vjeçari sonte do të mbrojë titullin e tij kundër Wladimir Klitschkos para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembley – por rrugëtimi i tij deri këtu nuk ishte i lehtë.
Shumë kohë para se ai të bëhej kampion i botës në pesha të rënda, ai kishte një jetë të vështirë.
Si një adoleshent, ai gjithmonë rrihej në rrugët e qytetit të tij të lindjes, Watford. Një herë ai përfundoi prapa grilave dhe dy herë shpëtoi pa mbetur i burgosur për një kohë të gjatë.
Si një nga sportistët më të suksesshëm të Britanisë, sonte ai pritet të bëjë historinë, transmeton Gazeta Express.
Ai do të mbrojë titullin e tij kundër legjendës Wladimir Klitschko para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembly, një ndeshje kjo që ua garanton të dy boksierëve të paktën 15 milionë funte secilit.
Një fotografi e Joshua si foshnje, e konfirmon se ai është një boksier i lindur. Një nga fotografitë më të mira të tij e shfaq atë si foshnje me grushtet e ngritura lartë, duke i mbajtur duart si një kampion.
Joshua, tani 27 vjeç, kishte probleme me policinë për herë të parë në moshën 16 vjeçe. Në atë kohë, ai ishte një futbollist premtues dhe një atlet i cili mund të vraponte 100 metra në më pak se 11 sekonda.
Por një përleshje gjatë një ndeshje futbolli në shkollë bëri që ai të akuzohej për dëmtime të rënda trupore.
Ai kujton: “Një djalë përpiqej që të më lëndonte. E kapa atë rreth qafës dhe e futa nën shpatullën time. Nuk e dija se kisha shumë fuqi dhe ai nuk përfundoi shumë mirë. Shkova në gjykatë. Për fat të mirë, nuk më dënuan”.
Joshua i shpëtoi burgut atë kohë, por ende bënte probleme. Ai u largua nga banesa në të cilën jetonte me nënën e tij dhe përfundoi duke u shoqëruar me grupe të cilat rregullisht përfshiheshin në rrahje në rrugë, shkruan Mirror, transmeton Express.
Më 2009, ai mbeti për dy javë në burg. Bokseri tha: “Kishte idiotë brenda dhe kjo ishte koha kur e kuptova se me kë po merresha. Kam mundur të mbes 10 vjet aty. Tani do të isha ende aty”.
Në vitin 2007, në moshën 17 vjeçe, ai më në fund gjeti një rrugë legjitime për aftësitë e tij luftarake, kur kushëriri i tij e mori atë në një klub lokal boksi.
Joshua u zgjodh për një skuadër britanike të boksit. Dhe një vit më vonë, ai fitoi të artën në Londër 2012. Ishte hera e parë kur nëna e tij e pa atë duke u rrahur.
Dhe tani, ai ende jeton me nënën e tij, pavarësisht se ka një shtëpi në vlerë prej 500,000 funte. Promotori i Joshua, Eddie Harn, thotë: “Shmangia e burgut ishte një pikë e madhe kthyese për Anothny. Ai është një djalë i keq që po tenton të bëhet i mirë. Boksi ia shpëtoi jetën. I ka dhënë atij disiplinë dhe një fokus të madh për atë fizik të madh”.