Sipas burimeve dy raste të ndryshme përdhunimi kanë ndodhur në Greqi, që kanë për autorë dy shqiptarë.
Mediat greke raportojnë se rasti i parë ka ndodhur në Lemnos, ku një 32-vjeçar nga Shqipëria rrahu dhe përdhunoi një 32-vjeçare rumune.
E fundit bëri denoncim në polici ndaj shqiptarit, i cili u arrestua pas disa orësh. Gruaja nga Rumania iu nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor dhe iu ofrua ndihmë psikologjike.
Rasti i dytë ka ndodhur në Serres, në një rrugë rurale. Një 26-vjeçar shqiptar sulmoi dhe përdhunoi një 35-vjeçare, edhe kjo nga Rumania. 26-vjeçari u arrestua nga policia. Bashkë me të u prangos edhe një bashkatdhetar i tij, i cili e kishte strehuar gjatë kohës që ishte në kërkim