[sgmb id=”1″]
Të rinjtë e Forumit Eurosocilist Vlorë ditën e sotme kanë organizuar një fundjavë ndryshe. Përveç aktiviteteve politike ata e kanë ridimensionuar ditën ndryshe sot duke bërë një vizitë në Tragjasin e Vjetër.
Ky organizim ishte në kuadër të aktiviteteve me natyrë kulturore dhe historike.
“Së bashku me të rinjtë e Orikumit, zbuluam gjurmë të historisë dhe u argëtuam, luajtëm, hëngrëm, pijm dhe në fund pastruam edhe mjedisin nga ato që konsumuam. Në ekskursionet e tjera do jemi me fres Novoselë,Qendër dhe Shushicë “, shprehen të rinjtë e Fressh Vlorës.
Aktivitetet me natyrë socio-kulturore për njohje dhe promovimin e vlerave të natyrës shqiptare janë një ndër politikat rinore më të rëndësishme të të rinjve pas atyre politike.