Fotografja nga New York, Terri Gold ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së saj në kërkim të fiseve indigjene anembanë botës. Që fëmijë ajo ëndërronte për vende të largëta dhe për misteret që fshiheshin në to.
Kështu Terri shpenzoi 10 vite të karrierës së saj për projektin e fotografisë të cilin e ka titulluar “Çështje të një bote që rrotullohet”. Me fotot e saj, Gold kërkon të gjurmojë fisët rreth globit që i rezistojnë kohës ndërsa vitet kalojnë.
Fotot e saj janë marrë gjatë një dekade dhe kërkojnë hapjen e një diskutimi në lidhje me globalizimin e zhvilluar që kërcënon kulturat indigjene.
” Më kanë tërhequr gjithmonë qoshet më misterioze të Tokës. Kam kërkuar të vizitoj njerëz që nuk i kishin harruar traditat e vjetra, që e ndiejnë të kaluarën e tyre bashkë me erën”, tregon ajo në një shkrim të Daily Mail, përkthyer në shqip nga portali Albeu.com.
“Emrat e një toke të largët më thërrisnin- Samarkand, Lhasa, dhe Timbuktu. Ëndërroja të udhëtoja me karvan në të gjitha Himalajet, për të gjetur mbretëritë e fshehura. Kur arrita moshën e duhur ndoqa ëndrrën time me tre kamera të varura në qafë, dhe aty filloi udhëtimi i jetës sime…
projekti “Çështje të një bote që rrotullohet” që tregon të vërtetat ndër kulturore të universit tonë: rëndësia e familjes, komunitetit, ritualeve tradicionale dhe një diversiteti magjepsës të këtij universi” tregon Gold.
“Unë dua të jem në cilësinë e një fotografi që e kap momentin e rrufeshëm në kohë, dhe jam në kërkim të magjepsjes rreth botës sonë dhe lidhjet që kemi me njëri-tjetrin”.
“Edhe pse të ndarë në kontinente të ndryshëm , me milje larg, me male, fusha, ishuj, pyje, dhe shkretëtira, shumica e kulturave indigjene ruajnë po njësoj mënyrën e tyre të jetesës”.
Projekti i fototgrafisë e ka çuar Terrin në Namibi, Etiopi, Nigeri, Indi dhe Kinë, ku ka vizituar fiset indigjene.
Sipas Gold, “njohuritë tradicionale të shoqërive indigjene kanë fuqinë të kontribuojnë në vizionin modern të teknologjisë, shkencës dhe mjekësisë për një jetesë të qendrueshme në planet.
“Edhe pse nuk shohim në këto foto zakonet dhe traditat tona, shpresa ime është që të njohim njerëzimin tonë të përbashkët. Nëse ne ndajmë historitë tona dhe vlerësojmë misteret në çdo fushë , mund të kuptojmë më mirë atë që shtrihet mbrapa dhe përpara nesh”-thotë Gold.
“Kulturat indigjene që po ndjekin jetesën e tyre tradicionale po zhduken me shpejtësi. Kështu rrezikohet edhe një numër i madh i njohurive dhe mjeshtërive. Megjithatë të ndryshojë në vetvete nuk e shkatërron kulturën, pasi të gjitha shoqëritë janë vazhdimisht në evolucion.
“Kulturat e ndryshme mbijetojnë kur i mbajnë zakonet e të kaluarës së tyre që luajnë rol në të ardhmen, në mënyre të tillë që të tregojnë shpirtin dhe ekzistencën e tyre pavarësisht forcave të globalizimit”.