Loading...

Familjari i permend Blushin,rama ja kthem mos na i prish dreken,jemi mire me qepe dhe djath!

Shtrohet për drekë në Shushicë të Elbasanit por familjari i përmend Blushin. Rama: Jemi mirë me qepë e djathë, mos na fut…

Drekën sot kreu i qeverisë, Edi Rama kishte zgjedhur që ta hante në familjen e Osman Rexhës në fshatin Shushicë të Elbasanit. Duke folur për reformat e qeverisë bëra në madatin e parë të saj, Rama ka shijuar sot edhe produktet bio dhe rakinë duke dëgjuar në të njëjtën kohë edhe shqetësimet e tyre. Kështu ka bërë edhe sot ku bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdiun, deputetin Taulant Balla ka drekuar në familjen e një fermeri në Shushicë. 

Në tryezën e bukës nuk mungonte rakia, qepët e njoma, domatet e kastravecat e stinës, por as mishi e muhabeti i mirë.  E ndërsa bisedonin, djali i kryefamiljarit e këshillon kryeministrin që në zgjedhjet e ardhshme të mos sjellë më një deputet si Ben Blushi për Elbasanin. “Vetëm atë Blushin mos e sillni më deputet”,- thotë familjari. Kryeministri propozon të mos flitet në këtë tavolinë për asortimente që nuk hahen. “Mos na e prish drekën, se jemi mirë me domate, qepë e djath, mos na e fut Blushin këtu, mos na ngatërro me asortimente që nuk hahen”,- tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com