Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.
Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa.
Në videon e xhiruar nga KosovaPressi, shihet se përveç bllokimit të rrugës, eskorta e kryeministrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.
Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme. /KP/