[sgmb id=”1″]
Në momentet e fundit, teksa sot skadon afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, PDIU ka zyrtarizuar edhe të zgjedhurit e saj për deputetë në qarqe.
Kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, do të kandidojë në Tiranë, ndërsa Mesila Doda mund të kandidojë në Durrës, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që ish-deputetja e PD-së, të kryesojë listën në qarkun bregdetar.
Në Vlorë do të kandidojë Tahir Muhedini, në Lezhë Zef Doçi dhe në Elbasan Aqif Rakipi.
Qarku Tirane
Shpëtim Idrizi
Qarku Durres
Mesila Doda (E pakonfirmuar, mund te jete e dyta ne Tiranë)
Qarku Vlore
Tahir Muhedini
Qarku Lezhë
Zef Doçi
Qarku Elbasan
Aqif Rakipi