[sgmb id=”1″]
Spiunët e CIA’s tentuan të spiunonin Rusinë e kohës sovjetike duke përdorur mace, të cilave u montoheshin mikrofonë dhe kamera nën lëkurën e tyre.
Dokumentet e deklasifikuara tregojnë se si shefat e CIA’s lavdëronin përdorimin e maceve për spiunim. Nën projektin e quajtur ‘Project Acoustic Kitty’, programi 10 milionë dollarësh ishtezhvilluar brenda pesë vitesh gjatë viteve të 60-ta, shkruan The Sun
Bishti i maces ishte përdorur si antenë dhe teli zgjatej nëpër trupin e maces deri në vesh, ku ishin montuar dy mikrofonë, kurse bateria montohej në gjoksin e kafshës.
Por, që në testin e parë, macja plot pajisje u shkel nga një veturë në lëvizje duke ngordhur në vend.
Ky sekret ishte zbuluar nga dokumentet e Ëikileaks të publikuara më 2010.