Loading...

“Burri me ka ikur ne cader”Ja pergjigjja e Rames…

[sgmb id=”1″]

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve gjatë shpërndarjes së legalizimeve falas në Finiq.

Njëra prej përfitueseve i tha kryeministrit se burri i kishte ikur në çadrën e PD-së, turn i tretë, shkruajnë mediat shqiptare.

Në këtë moment ajo ia mori lejen e legalizimit nga dora kryeministrit.

Kaq iu desh Ramës që të bënte batuta, duke i thënë gruas se i shoqi me siguri kishte ikur në çadër për të shpëtuar prej saj.

BATUTAT

Rama: Valentina Lefter Cakuli. Ti ke lidhje me Filipin më duket. Ty do të ta japë lejen Kostandina. Hajde jepi lejen Valentinës.

Valentina: Kam burrin xheloz prandaj.

Rama: Ke burrin xheloz? Më mirë akoma. Hajde jepi lejen. Prit moj mos ma merr nga dora kështu. Burri nuk paska faj, ti qenke ‘o Zot’. Jepi lejen.

Valentina: Burrin e kam shumë të vështirë.

Rama: E paske vënë në rreth ti burrin.

Valentina: E kam në çadër burrin.

Rama: Është në çadër burri?

Valentina: Turn i tretë.

Rama: Rëndësi ka që je ti këtu, ai le të rrijë atje. Ç’na duhet burri ne, na duhesh ti. Ç’heq burri i shkretë. Ai ka vajtur në çadër që të ikë nga kjo. Paska vajtur në çadër me Vangjelin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com