Loading...

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi…

[sgmb id=”1″]

Pas videos së shpërndarë në media ditë e sotme, ku një mësuese bënte propagandë në shkollë, për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Arsimit.

 Ka qenë vetë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka njoftuar shkarkimin nga puna të saj, që sipas saj, ka shkelur urdhërin për të mos bërë propagandë politikë në klasë.

“Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politikë në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjëherë, që sot, nga sistemi arsimor.

Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.

Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t’u hyjë për arsye politike.

Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë!”, -shprehet Nikolla.

Më herët, kryeministri Edi Rama, duke foluar nga foltorja e Kuvendit, tha se nëse do të ketë raste të tjera, ato do të përjashtohen nga sistemi.

“Sapo më ka informuar ministrja e arsimit se në media është publikuar një video ku mësuesja u thotë në klasë fëmijëve që të shkojnë në takimin që kemi në Kavajë. Ministrja e ka shkarkuar nga sistemi arsimor atë mësuese dhe unë dua ta them sot qartë dhe prerë… çdo mësues dhe mësuese ka lirinë të angazhohet politikisht me çdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit por edhe të etikës së shkollës që ne duam, nëse e bën në klasë. 

Ne kemi patur plot video për mësuesit apo nxënës në çadër dhe nuk ka asnjë dëshmi të vetme se atyre tu ketë hyrë gjë në këmbë. Për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti garanti i të gjithë fëmijëve nxënësve mësuesve, se ata janë të lirë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qenë të kërcënuar, e as të sugjeruar që të marrin pjesë në aktivitetet e partive politike. Nëse më tregoni mësuese apo mësues që bëjnë politikë në klasë, ata do të dalin nga sistemi. Nëse më tregoni për mësues që bëjnë politikë jashtë ambienteve të shkollës , për ata kam respekt. Kufiri është shkolla!”, -tha Rama. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com