Loading...

Balla – Bylykbashi takohen serish ne fshehtesi ,large vemendjes se medias!

Dy negociatorët e mazhorancës dhe opozitës Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi janë takuar sërish sot në mëngjes në Kryesinë e Kuvendit, larg vëmendjes së medias, në takimin e dytë mes tyre pas atij të zhvilluar të shtunën në drekë.

Nuk bëhet e ditur çfarë është diskutuar në takimin e sotëm, por dihet tashmë se Bylykbashi dhe Balla po negociojnë mbi modalitetet e një tryeze të mundshme dialogu mes drejtuesve më të lartë të dy kampeve politike. Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.

Zëvendës-presidenti i Partive Popullore Europiane është pranuar nga forcat kryesore politike, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut. Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com