[sgmb id=”1″]
Policia e Tiranës njoftoi se dje arrestoi 28 – vjeçaren Xhensila Bylyku nga Elbasani, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Xhensila Bylyku është dënuar në mungesë për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, shkruan Tch.
“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam rregjistruar bisedat e do t’ja nis bashkëshortes.Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në facebook.I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”,-shprehet kallzuesi në materialet hetimore.
Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.