Një shqiptar është arrestuar sot në Kostur nga policia greke, që ka sekuestruar një sasi prej më shumë se 32 kilogram drogë, të llojit kanabis.
Droga është gjetur pas një kontrolli të efektivëve të policisë në makinën e shqiptarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale), në rrugën Siatista – Krystallopigi Egnatia Odos.
Droga ishte e ndarë në katër çanta me një peshë totale 32 kg e 330 gr.
Efektivët kishin informacione lidhur me rastin, raportojnë “alphatv”.