Prokuroria për Krime te Renda “shkrin” Stacionin e Policisë se Portit Durrës.
Burime te rezervuara shprehen për “BalkanWeb” se te paktën 10 punonjës policie, përfshire edhe Shefin e Stacionit policor te Portit janë arrestuar, ne vijim te hetimit te nisur pas kapjes se një kamioni me 8 tone droge ne Itali. Burimet thonë se janë arrestuar edhe disa doganiere, te dyshuar se kane krijuar mundësitë për kalimin e kamionit ne drejtim te Italisë.
Ky operacion duket se ka qene edhe qëllimi i vizitës urgjente te premten ne Prokurorinë e Durrësit te Prokurorit te Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili shoqërohej nga kreu i Prokurorisë për Krime te Renda, Besim Hajdarmataj. Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar gjate pasdites se te dielës. Mes të arrestuarve mësohet se janë zyrtarë të lartë të Kufirit dhe Portit. Arrestimet po mbahen sekrete sikurse edhe emrat e zyrtareve të vënë në pranga.