Loading...

Apokalipsi ka ndodhur!

[sgmb id=”1″]

11 mijë vite para Erës Sonë një rrebesh kometash goditën Tokën dhe e shkatërruan atë, duke modifikuar edhe vetë aksin e rrotullimit të planetit tonë.

Përplasja shkaktoi zhdukjen e shumë specieve që ekzistonin deri në atë periudhë, përfshirë këtu edhe mamuthët si dhe u pasua nga një periudhë e akullt që zgjati rreth 1 mijë vjet.

Ky është rezultati i punës studimore të një grupi shkencëtarësh dhe antropologësh të Universitetit të Edinburgut, të cilët kanë analizuar atë që njihet si “libri më i hershëm” i historisë së Tokës.

Bëhet fjalë për disa basorelieve që janë zbuluar në vitin 1995 në zonën arkeologjike Gobekli Tepe në jug të Turqisë.

Ky zbulim ka rikthyer edhe më fort teorinë e ekzistencës së qytetërimeve të avancuara para nesh në Tokë, por që janë zhdukur nga evente kozmike katastrofike.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve ishte një gdhendje në atë që njihet si “Guri i Skifterit”, ku përmes simboleve të kafshëve dhe shpendëve të ndryshëm riprodhohen një sërë yjesishë sipas pozicionit të tyre në qiell.

Kjo ka ndihmuar shkencëtarët që të përcaktojnë Gobekli Tepe si vendndodhjen e stacionit më të hershëm njerëzor të vëzhgimit të hapësirës.

Një tjetër gdhendje që tërhoqi shumë vëmendjen është edhe ajo e trupit të një njeriu pa kokë dhe vërshimin e kometave nga qielli, çka sipas studiuesve tregon se në atë katastrofë kanë humbur jetën shumë njerëz.

Në bazë të vendndodhjes së tanishme të trupave qiellore të gdhendur në këta gurë, lëvizjes së tyre dhe përmes përllogaritjeve kompjuterike, shkencëtarët mundën të përcaktojnë se toka u godit saktësisht në vitin 10.950 para Erës Sonë. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com