[sgmb id=”1″]
Një gazetë me seli në Seul kishte shkaktuar një lum spekulimesh, kur më 14 mars botoi një artikull me titullin “Forcat speciale amerikane ‘Seal’ që kishin vrarë OsamaBinLadenin, janë duke iu bashkangjitur ushtrisë së Koresë së Jugut në një ushtrim”, shkruan National Interest
Kjo e përditshme, duke citur një burim anonim brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, pretendon se “SealTeam 6” do të vjen në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në një ushtrim ku simulohet rrëzimi nga pushteti i diktatorit KimJong-un.
Dhe, derisa tensionet po rriten mes presidentit amerikan DonaldTrump dhe liderit të Koresë së Veriut, fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje të re për kapërcimin e problemit që deri më sot konsiderohej i pazgjidhshëm.