[sgmb id=”1″]
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 68-vjeçar nga Shkodra, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, në lagjen Markol, fshati Sheldi, në një parcelë në pronësi të shtetasit Xhemal Murati, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 fidanë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhemal Murati, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër”, sqaron policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.