Farmacistët pritet të japin provimin e shtetit në datën 19 prill. Agjencia Kombëtare e provimeve bën me dije se është vendosur që sezoni i posacëm për farmacistët të zhvillohet në 19 prill. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të farmacistit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të farmacistit do të zhvillohet në datën 19.04.2017, ora 09.00”, thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit.
Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal)? kopje të Kartë ID ose Pasaportë? faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes? në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi? ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit? Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.