Diçka e pabesushme ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Real-Bayern. Policia spanjolle është detyruar që t’i nxjerrë me forcë disa nga lojtarët e Bayernit që kishin hyrë në dhomën e arbirit Viktor Kassai pas ndeshjes.
Vidal, Thiago Alcantara dge Lewandowski hyn brenda dhomës së zhveshjes së hungarezit për të protestuar ndaj tij dhe arbitrave anësor për vendimet e gjyqtarëve, raporton Albeu.
Sipas televizionit “El Chiringuito”, tensioni në dhomat e zhveshjes ka qenë shumë i lart, me thirrje dhe ofendime të lojtarëve të Bayern ndaj arbitrave. Ndërhyrja e policisë ka evituar edhe ndonjë përplasje të mundshme fizike, ndërkohë që për 3 lojtarët e Bayernit pritet një dënim i rëndë nga UEFA.