Loading...

Lulezim Basha ‘tradhetohet’ nga dy aleatet ! Ja kush jane dy partite qe kane filluar fushaten elektorale !

[sgmb id=”1″]

29 prilli është mundësia e fundit për partitë opozitare, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Nëse nuk do të ketë një kompromis mes palëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kjo datë shënon afatin e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, duke hapur automatikisht procedurat për fletët e votimit.

Teksa ky afat po konsumohet me shpejtësi, nga kampi opozitar vijnë sinjale të tjera, të cilat konfirmojnë lëkundjen e bojkotit.

Pavarësisht një deklarate të opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike, dy partitë opozitare, aleate të Partisë Demokratike, figurojnë të regjistruara në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Bëhet fjalë për Partinë Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka si dhe Partinë Aleanca Demokratike e drejtuar nga Eduart Abazi. Referuar dokumentacionit të KQZ, dy partitë figurojnë në listën e subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Publikisht, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike, por Duka ka nisur prej disa ditësh një fushatë intensive, për llogari të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Ditët e fundit, Duka ka zhvilluar takime me strukturat dhe mbështetës së partisë së drejtuar praj tij në Lushnje, Fier, Berat, Kuçovë, Kukës etj. Krahas takimeve, Duka ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në qarqe të caktuara, sidomos në Tiranë.

Ndërkaq, nëse do t’i referohemi aleatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013, të tjera parti me peshë reale në elektorat kanë braktisur linjën e bojkotit të zgjedhjeve. Konkretisht, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, pjesë e koalicionit të PD në 2013, është regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Gjithashtu, Partia Aleanca Demokristiane dhe Partia e të Drejtave të Mohuara, dikur pjesë e koalicionit të PD, janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka zhvilloi dje një takim në Kukës, ku prezantoi kandidaten e tij për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për këtë qark.

“Nuk ka shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata është jo normale ndaj vendimi i PD-së është jo normal. Do të hyjmë në zgjedhje vetëm me qeveri teknike”, u shpreh Duka.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, pak ditë më parë, prezantoi edhe kandidatin për deputet në Fier çka tregon se mes aleatëve të opozitën nuk ka më unitet.

Deri më sot, në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, janë regjistruar 46 parti politike. Në zgjedhje do të marrin pjesë partitë kryesore në mazhorancë, si Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, PDIU etj.

Po ashtu, pjesë e zgjedhjeve do të jenë edhe një grup partish të tjera si FRD e drejtuar nga Bamir Topi, LIBRA e Ben Blushit apo SFIDA e Gjergji Bojaxhi. Ndërkaq, jashtë këtij procesi mbeten dy parti të rëndësishme, si Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Partitë e regjistruara në zgjedhjet e 18 Qershorit
Partia Lista e Barabartë LIBRA
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Partia Gjelbër
Partia Fronti i Majtë
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia Kristian Demokrate
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Socialiste e Moderuar
Partia Unitet Kombëtar
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
1368 03.03.2017 Partia Aleanca Demokratike
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia Emigracionit Shqiptar
Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare
Partia Socialdemokrate
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
Partia e Punës e Shqipërisë
Lëvizja Socialiste për Integrim
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet
Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi
Partia Komuniste e Shqipërisë
Aleanca Popullore
Partia Socialpuntore Shqiptare
Forca Rinia FRA
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
Sfida për Shqipërinë
Partia Ligj dhe Drejtësi
Aleanca e Maqedonasve për Integrim
Aleanca Popullore për Drejtësi
Partia Demokracia Sociale
Partia G99
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve
Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91
Partia Shqiptare Atdheu
Ardhmëria Shqiptare
Fryma e Re Demokratike
Partia Reformatore Demokratike
Partia Pajtimit Kombëtar[sgmb id=”1″]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com