Parku Arkeologjik Oriku ka qene sot ne nje nga ditet e tij me kulminante ! Me rastin e Dites Nderkombetare te Monumenteve te Kultures jane zhvilluar sot ne Orik nje sere aktivitetesh kulturore e sportive si rrallehere me pare.
Ka qene ky nje bashkepunim shume i suksesshem i Njesise Administrative Orikum, Qendres Rionore Vlore, Drejtorise Se Pergjithshme te Monumenteve te Kultures,Shkolles 9-vjecare ” Balil Pelari” Orikum ,Shkolles Hasan Pulo, Ali Demi si dhe shkolla e Hasan Mehilli Dukat i Ri
Ky aktivitet ka patur gjithashtu si qellim mbrojtjen e mjedisit dhe vlerave kulturore. Oriku diten e sotme ka qene me nje gjalleri te madhe ku aktivitete te ndryshme, lojra, argetime, kenge, valle, interpretime dhe performanca te ndryshme jane bere nga nxenesit e shkollave qe moren pjese.
Ne perfundim te aktivitetit Bashkia ka vleresuar me certifikate mirenjohje tre shkolla te krahines tone.
Mësuese Blerta Haluli eshte shprehur ne perfundim te aktivitetit se ‘ Ky aktivitet ishte shume i suksesshem dhe aktivitete te tilla jane me shume interes jo vetem per nxenesit e shkollave te cilet mesojne rendesine e monumenteve te kultures, por edhe per promovimin e turizmit ne zonen tone’