Loading...

Tridhjete vjet i humbur ! Djali i tij Sh. Celoaliaj i kushton kenge prekese! (Video)

Nje kenge labe kushtuar Shezai Celoaliajt eshte publikuar  ne nje kanal ne youtube. Kenga eshte nje dedikim qe i kushtohet Shezai Celoaliajt te zhdukur ne moshe te re. Teksti eshte shkruar nga i biri, Shkelqim Celoaliaj ku eshte pershkruar me dhimbje dhe ne nje menyre shume prekese drama qe i ka ndodhur kesaj familje.

Per te mesuar historine e plote mjafton te degjosh kengen e kenduar aq bukur na Fatbardha Brahimi ose te lexosh tekstin e saj.

I paharruar kujtimi i tij.

Sezai Çeloaliu
viktimë e kohës dhe fatit
Si një bust i gjallë ngriu
Pjesë e dramës së Dukatit

Burri që pati dy varre
Një për vete një për halle

Tridhjetë e ca vjetë i humbur
Zhdukur në moshë të re
I plagosur i përgjumur
Monument në një muze

I goditur i pafjetur
As i gjallë e as i vdekur

Fatbardha nuse e re
Përmbi supe ngriti malin
Për të shoqin bëri be
Lindi dhe e rriti djalin

Me të e shkroi historinë
Si një nënë heroinë

Dhe për kë të qajë më pare
Lotët e saj nuk u thanë
Xhemili me Myrtezanë
Apo të qajë për babanë

Ato plagë të mëdha
As toka dote nuk i mba

Erdhi Sezaiu prapë
Doli fshati dhe e priti
Djegur malli për Dukatë
Që e lindi dhe e rriti

U ulën malet me bore
E mbuluan me kurorë

Çimi me lot e me dhimbje
Do ca vargje për babanë
Nëpër ison e kësaj kënge
Të kujtohet ajo dramë

Iku me plagë të rënda
Ndaj i ka lezet dhe kënga

1 thought on “Tridhjete vjet i humbur ! Djali i tij Sh. Celoaliaj i kushton kenge prekese! (Video)”

  1. Filip Fitim Pulo

    Kenga kushtuar birit te Dukatit Shezai Celoaliaj,eshte hidhrimi i nje drame qe n’a dhimbje e trishtim edhe neve si miq e krahinore.Teksti i thote te gjitha aq qarte duke n’a percjelle traditate forta e te bukura te grave te rralla fisnike si Fatbardha qe dhimbjen per Shezaiun e ktheu ne force … T’i rroje djali Cimi e pacin shendet e fat ne jete.I pa harruar kujtimi i Shezaiut e bijve te nenave qe e mbyllen jeten Permes tragjedish e dramash !

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com