[sgmb id=”1″]
Banorë të nderuar të krahinës ! Ju lutem ta lexoni deri ne fund kete shkrim !
Me kënaqësi dhe krenari te madhe ju përcjellim një lajm shumë të gëzueshëm për të gjithë! Matematikisht ekipi ynë i zemrës ‘Futboll Klub Oriku’, falë përkushtimit të djemve tanë te skuadrës dhe stafit drejtues, pas shume mundimesh e sakrificash bënë të mundur atë qe historia e fubollit të krahinës tone nuk e kishte arrit ndonjeherë më parë.
Ekipi ynë, djemtë e skuadrës dhe stafi drejtues kanë sot më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tone, për mbështetjen e krahinës. Por para së të diskutojmë me hollësisht për këtë, do ju njohim shkurtimisht me historikun e F.K Orikut dhe suksesin e tij ne keto vite.
Futboll Klub Oriku u themelua në vitin 2012. Shefi i pare i Klubit u caktua Ndriçim Havari dhe trajner Albert Haxhia. Eshtë për tu përgëzuar fakti që djemtë e skuadrës gjatë këtij viti i kanë luajtur të gjitha ndeshjet pa asnjë shpërblim financiar. Ky veprim prej patrioti i djemve të skuadrës, të cilët kanë luajtur ndeshjet pa marrë asnjë lekë, ka vazhduar deri në Shtatorin e vitit 2013.
Në Shtatorin e vitit 2013 ja dalim të futemi në Kategorinë e dytë dhe bëjmë suprizën duke u pozicionuar qysh atë vit në vendin e shtatë të renditjes. Në vitin 2014 ekipi paraqitet më mire duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes.
Në vitin 2015 ekipi me të njejtin trajner Albert Haxhia bëri nje paraqitje të shkelqyer dhe ishim pothuajse gati për të kaluar një kategori me lartë por konjukturat e bëra në atë kohë bënë që ekipi ynë të spostohej në vendin e tretë.
Duhet theksuar se në vitet 2014-2015-2016 ekipi ynë nuk humbet asnjë ndeshje në fushën e vet dhe në vitin 2016 pozicionohet në vendin e tretë të renditjes.
Por ja ku vjen sezoni i vitit 2017 ku do të shënohej konsolidimi i ekipit tone dhe suksesi pa kthim mbrapa i djemve te Orikut. Ne jemi ata që fitojmë bindshëm, ne jemi ata që na janë anulluar gola padrejtësisht por përsëri marrim barazim, ne jemi ata që pamvarësisht konjukturave nuk ndalemi por me djersën dhe mundin e djemve tanë jemi pozicionuar në vendin e dytë të renditjes në Kategorinë e Dytë të Kampionatit, Grupi B duke shënuar një nga rekordet më të mëdha në historinë e futbollit tonë.
Tani le të kthehemi te thelbi i këtij artikulli. Ekipi ynë në këto ditë suksesi ka nevojë për mbështetjen e krahinës në dy drejtime :
- Se pari, me sigurimin e vendit të dytë ekipi ynë ka garantuar Playoffin, që do të thotë se pas mbylljes se ndeshjeve ne grup, do të bëjë një ndeshje të vetme me një skuadër tjetër dhe nëse Oriku fiton atë ndeshje, kalon një kategori më lartë. Kalimi në kategorinë e Parë do të ishte një nga sukseset më të pabesueshme për të gjithë ne. Kjo ndeshje do të luhet në mesin e muajit Maj dhe ekipi ka nevojë për mbështetje me tifozë. Duhet të jemi të shumtë në numër, duhet tu gjendemi në krah djemve tane duke filluar që tani me çdo lloj mënyre, me komente, mesazhe,diskutime dhe urime por ajo më e rëndësishmja është që të jemi prezent në stadium në këtë ndeshje vendimtare. Ta mbushim stadiumin, tu themi djemve se jemi krah tyre, te brohorasim fuqishem dhe ta marrim ate fitore për tu ngritur në kategorinë e pare.
- Së dyti, djemtë e skuadrës kanë sakrifikuar dhe e kanë ngrit ekipin tone në këto nivele ku është sot por shpërblimi financiar që ata marrin është shumë minimal, për të mos thënë qesharak. Klubi nuk është në ditët e tij më të mira. Me qëllim mbledhjen e të hollave për ti ardhë në ndihmë ekipit, gjatë këtij viti tifozat e rregullt kanë paguar që në fillim të vitit një biletë fikse për të ndjekur ndeshjet në tribune qëndrore. Fusha ka nevojë për rregullime, tribuna gjithashtu, por leket janë të pamjaftueshme. Nisur nga kjo situatë me qëllim sensibilizimin e banorëve të zonës stafi i Orikuminews në bashkëpunim me tifozët dhe dashamirësit e Orikut ka marrë inisiativën për të organizuar donacione nga banorët të cilat do shkojnë për ekipin e skuadrës së Orikut.
Nëse të gjithë japim një kontribut sado të vogël, për djemtë e skuadrës ato janë diçka e madhe që i motivon ata. Nese arrim te mbledhim dicka le te jete kjo si nje premio per fitoren qe do na dhurojne djemte e Orikut ne ndeshjen e playoff-it.
Stafi ynë do përgatisë një dritare dinamike e cila do të shfaqet në një hapësirë të dukshme në faqen kryesore të www.orikuminews.com ku do të shkruhen të gjithë emrat e banoreve që do dhurojnë donacion për këtë qëllim. Ju mund te dhuroni sasine qe deshironi por emrat e gjithe atyre banoreve qe dhurojne mbi 50 Euro, ose mbi 50 mije leke te vjetra do te publikohen ne portalin e krahines. Lekët do shkojnë për djemtë e ekipit në një mënyrë shumë transparente. Cilido që vendos të kontribojë mjafton të na nisë një foto/kopje të veprimit bankar ku shfaqet dergimi i donacionit në llogarinë e Klubit Oriku dhe pas konfirmimit emri i tij do listohet prej nesh në faqen e portalit tone.
Nese bashkohemi dhe mbeshtesim djemte, e cojme Orikun ne Kategorine e Pare !
Forca Oriku.
Faleminderit Krahinore.
Ju mund ta dergoni donacionin tuaj në këtë numër llogarie të Futboll Klub Orikut !
Për cdo gje na kontaktoni :
https://www.facebook.com/Orikuminews/?fref=ts
https://www.facebook.com/krahina.orikum