Nje grup studentesh eshte penguar sot nga Postoblloku Pashaliman per te vizituar Parkun e Orikut. Sic informon njeri prej studenteve te pranishem, ata jane ndaluar nga ushtaraket e postobllokut me pretendimin se qe nga muaji Tetor nuk ka person qe te shoqeron per te parku Oriku dhe per te vizituar parkun duhet leje nga Ministra (nuk dihet se nga cila Ministri)
Burime te sigurta pohojne per orikuminews se per zgjidhjen e ketij problemi ka nderhyre edhe Admistratorja e Njesise Administrative Orikum Znj. Melaize Selamaj, e cila ka bere perpjekje maksimale per te mundesuar hyrjen e vizitoreve ne Park, por kjo gje ka qene e pamundur pasi ushtaraket kane qene te prere duke sqaruar se kane marre urdher nga lart qe nuk do te kete me akses ne postobllok per asnje.
Parku i Orikum ka nje Pergjegjes qe punon atje per biletat dhe varet drejtpersedrejti nga Drejtoria e Monumenteve te Kulures. Burime nga Njesia Administrative Orikum na bejne me dije se nga Nj. A. Orikum nuk kalon asnje procedure ne lidhje me parkun Oriku. Nuk dihet perse behet ky bllokim nga ushtria por si do qe te jete arsyeja kjo eshte nje goditje e rende per turizmin ne zone !