[sgmb id=”1″]
Sado Koshena lindi në Dukat të Vlorës më 1855, ku edhe kaloi tërë jetën e sajë të bukur. Atdhetare, pjesëmarrëse me armë në dorë në luftë për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e tij nga shovinistet grekë dhe pushtuesit italianë. Thuhet se më 1907, së bashku me burrat ka qëndruar kundër xhandarëve turq.
Me thirrjen e Qeverisë së Vlorës në dhjetor 1912, Sado Koshena së bashku me të dy djemtë e saj luftoi në Llogora kundër forcave greke që kishin zbarkuar në Himarë dhe që me ndihmën e disa tradhtareve vendas synonin zgjerimin e zonës së pushtimit dhe rrëzimin e Qeverisë së Vlorës.
Në verën e vitit 1920, ashtu si Rubi Hosi, gruaja e dëshmorit Toto Hosi dhe Hanko Mete nga Bolena edhe Sado Koshena u radhit vullnetarisht përkrah burrave të fshatit dhe djemëve të sajë në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesi Italian.
U dallua në guximin, trimërinë në përpjekjen e Qafës së Përrallit, afër Dukatit dhe në luftime të tjhera duke u dhënë zëmër luftëtarëve të lirisë.
Sado Koshena vdiq në Dukat të Vlorës më 1955. Është shpallur Heroinë e Popullit.