Luman Laze, 60 vjeç nga Vlora, u gjet i pajetë sot në det pranë ishullit të Sazanit.
Ka qenë ekuipazhi i një anije peshkimi, ata të cilët kanë vënë re diçka të dyshimtë që pluskonte mbi ujë rreth 1 milje larg ishullit, dhe pasi janë afruar kanë konstatuar viktimën.
Policia po heton shkaqet e vdekjes dhe dyshohet se ai mund të ketë rënë në det si pasojë e dallgëve. Laze u identifikua nga familjarët, të cilët u thirrën në morgun e Vlorës bashkë me familjen e skafistit tjetër.