Nje banor i zones ka paraqitur shqetesimin e tij para pak ditesh duke kontaktuar stafin e orikuminews ne lidhje me pretendimin e tij se ne Radhime ne buze te detit ishte duke u ndertuar nje ndertim pa leje ! Banori ne fjale vendosi ne dispozicion edhe disa foto te shkrepura prej tij.
Sot ne nje video te punlikuar ne rrjetet sociale vihet re qe ne te vertete eshte duke punuar nje eskavator ne bregun e detit.
Akoma nuk dihet si eshte e verteta e ketyre punimeve dhe germimeve por nga stafi i orikuminews eshte kerkuar informacion nga drejtuesit e institucioneve perkatese dhe jemi ne pritje te sqarimit te ketij shqetesimi.