Brenda nje muaji fshati Dukat humbi tre djem duke shenuar keshtu nje nga periudhat me te trishta per banoret e fshatit e gjithe krahines ! Te tre keta djem te rinj u ndane aksidentalisht dhe ne menyre te parakohshme nga jeta duke lene pas trishtim dhe lot jo vetem per familjaret e tyre, per te afermit por per gjithe krahinen tone.
Ermir Blushaj, djali i Myafer Blushaj u nda nga jeta ne Itali ne date 10 Shkurt si pasoje e nje aksidenti te rende. Lamtumira e tij u dha ne Komunen e Parmes Itali me nje cemremoni ku moren pjese masivisht banoret e Komunes se Parmes. Mediat lokale gjithashtu i bene jehone ketij lajmi tragjik dhe shkruajten artikuj te vecante duke permendur respektin e madh, shoqerine dhe vlerat e larta morale e shoqerore qe Ermiri dhe familja e tij kishe demostruar ne komunitetin ku jetonte prej vitesh !
U prehesh ne paqe Ermir ! Do ngelesh i paharruar !
Denardo Jazo, djali i Demir Jazos u nda nga jeta ne menyre aksidentale pasditen e dates 26 Shkurt. Lajmi per ngjarjen e rende u perhap me shpejtesi dhe mengjesi i dates 27 Shkurt 2017 i gjeti banoret e Dukatit dhe gjithe krahines te shokuar e me lot ne sy ! Askush nuk donte ta besonte kete ngjarje kaq te rende e cila kishte goditur ne zemer familjen e Demir Jazos. Denardo ishte nje djale i qete dhe shume i shkuar me shoket. Ishte i edukuar, punetor dhe me nje sens humori te spikatur. Babai i Denardos, Demiri i dedikoi disa vargje te dala nga shpirti ku nder te tjera i thote djalit te tij ‘ Do na marri malli, mua dhe Donikes, Pse ma more djalin, ate sy te drites’ . Lamtumira e tij u dha ne dt 27 Mars 2017 ora 14:00 me nje pjesemarrje masive, me respekt me madh dhe nje hidherim te thelle !
U prehesh ne paqe Denardo ! Do ngelesh i paharruar !
Memo Kondi, djali i Tanush Kondit pesoi nje aksident te rende ne daten 2 Mars 2017 ne nje qytet ne Greqi. Qysh prej asaj dite Memo qendroi ne gjendje shume kritike per jeten ne spital dhe luftoi per dite te tera per tu rikthyer ne gjirin e familjes. Ne deren e spitalit, prane Memos qendroi pa nderprerje familja e tij, babai, nena, motra te afermit dhe gjithe shoqeria te ardhur nga cdo ane. Sensibilizimi i banoreve te zones dhe lutjet e tyre qe Zoti te bente mrekulline dhe ta kthente Memon ne jete ishin te pafundme. Mesazhet dhe komentet mbeshtetese te banoreve te zones te linin pa fjale! Memo luftoi fort per disa dite por fati e deshi qe ne date 9 Mars 2017 te largohej nga kjo bote per te shkuar ne parajse atje ku engjejt si ai prehen ! Percjellja e tij do behet ne daten 13 Mars diten e Hene ne qytetin e Athines Greqi ne oren 14:30.
U prehesh ne paqe Memo ! Do ngelesh i paharruar !
Keta tre djem te rinj nga Dukati, te larguar nga jeta ne menyre te parakoheshme brenda nje periudhe nje mujore e kane tronditur shume krahinen tone.
Ja cfare shkruan nje banor i zone per keto raste !
Dukatas ku do që ini,
Anembanë nëpër botë,
Më ngadalë u lutet prindi
Ta gëzojmë këtë jetë tokë!
Fëmija është fryti i jetës..
Per femijen prindi plas
Per hirin e se vertetes !
Na jepni kohë tu lëmë pas!