Diten e djeshme Njësia Administrative Orikum së bashku me stacionin e policisë Orikum dhe specialist të AdZM-së Vlorë, zhvilluan me institucionet që kanë nën administrim, një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
Ndër të tjera u diskutua për bashkëpunim në përballimin e emergjencave kryesisht në rastet e zjarreve në masivet pyjore të zonës.
Një plan masash i përbashkët do të realizohet në ditët në vazhdim për parandalimin e ngjarjeve në dëmtimin e pyjeve apo dhe të faunës së egër në hapësirën e gjelbër që mbulon kjo administratë