Shume te merzitur nga humbja 2-1 ne Tepelene tifozet e Orikut percjellin opinionet e para lidhur me arsyet e humbjes se ndeshjes. Ata mendojne se ka patur tre arsye kryesore te cilat cuan ne humbjen e ndeshjes.
Arsyeja e pare sipas tyre eshte ndikimi negativ i trajnerit te Tepelenes i cili ka prishur strukturen e lojes. Ai e ka bere kete gje nepermjet lojtareve te ekipit Tepelenas te cilet shtriheshin ne fushe dhe simulonin duke qendruar per minuta te tera.
Gjithashtu trajneri Tepelenas ka bere nje sjelle shume te keqe dhe ka perdorur nje fjalor jo etik ndaj tifozerise se Orikut. Disa prej tifozeve mendojne se trajneri Tepelenas e ka bere kete gje dhe kete presion, me qellim per ta bere Ekipin e Orikut pjese e ‘dallavereve’ !
Arsyeja e dyte eshte albitri qe ka drejtuar ndeshjen i cili ka bere nje menaxhim skandaloz te ndeshjes dhe te situatave te krijuara.
Por tifozet jane te pakenaqur gjithashtu edhe nga trajneri i Orikut Alber Haxhiaj. Shume prej tyre mendojne se ka patur nje formacion jo te mire por nje formacion deri diku klientelist. Sipas tyre trajneri nuk ka vendosur lojtaret ne repartet e duhura dhe ka futur ne loje lojtare qe jane vetem zevendesues per 10 minuta.