Kulla e Dervish Aliut në Dukat të Vlorës, një ndërtesë karakteristike rreth 200 vjeçare rrezikon shembjen. Banesa e shpallur Monument Kulture është grabitur ndër vite, ndërkohë që sot vizitorët e vetëm të saj janë bagëtitë e zonës.
Një nga ndërtesat më të vjetëra me vlera historike, kulla e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës po shkatërrohet nga mosmirëmbajtja.
Kulla e shpallur Monument Kulture në vitin 1979, ndonëse është restauruar disa herë, rrezikon shembjen.
Sipas banorve më të vjetër të Dukatit, vizitorët e vetëm në kullën 200 vjeçare janë bagëtitë që strehohen aty.
Dëmtimi i portës kryesore ka bërë që keqbërësit të grabisin objektet me vlerë.
Kulla e Dervish Aliut është ndërtuar në vitin 1847, si një fortesë për tu mbrojtur nga pushtuesit.
Pozicioni i vendosjes së saj është e tillë që të mund të kontrollojë të gjithë territorin.