Diskutime te shumta dhe mendime te ndryshme jane dhene nga banoret e zones ne lidhje me nje kenge labe te kenduar nga krahina jone. Marresi i kesaj kenge eshte Tartar Avduli nga fshati Tragjasi. Kenga eshte nje vajtim i bere per nje person te quajtur Sherif Hasani i cili sic kuptohet dhe nga teksti ka zbritur ne fshatin Tragjas dhe nuk eshte kthyer me andej nga kishte ardhur ‘ Qani o ju male qani, se s’vjen me Sherif Hasani.
Disa mendojne se behet fjale per Sherif Hasan Mucon, disa te tjere thone qe kenga i kendohet Sherif Hasan Taves, e disa te tjere kembengulin se behet fjale per Sherif Hasan Bitrin !
Nuk ka dicka te shkruar se ku mund te referohemi per te dhene nje pergjigje te sakte per kete ceshjte ndaj kjo teme ngelet e hapur.
Degjo Kengen duke klikuar ketu : O Sherif Hasan Brezevena
https://www.youtube.com/watch?v=0JguNJtpN5s
Teksti i plote i kenges
O Sherif Hasan brezë vëna
Korba korba Sherifo
O Sherif Hasan brezë vëna
Korba korba korba Sherifo
E çi bërë zilat e rënda more
Çi bëre zilat e rënda
Korba korba Sherifo
Lekëkon tu bënej tënda more
Lekëkon tu bënej tënda
Korba korba Sherifo
Kanal u dëgjonej rënga
Kanal u dëgjonej rënga
Korba korba Sherifo
Qaj o veje e qaj o bijë
E korba korba Sherifo
Qaj o veje e qaj o bijë
E korba korba Sherifo
Qaj o mërisi në grykë more
Qaj o mërisi në grykë edhe
Korba korba Sherifo
Qaj Qarri në Ali Kasëmë more
Qaj Qarri në Ali Kasëmë
Korba Korba Sherifo
Se s’vjen më çeçua me dhënë more
Se s’vjen më çeçua me dhënë
Korba korba Sherifo
Qaj vathi në qesarate
Korba korba Sherifo
Qaj vathi në qesarat
Korba korba Sherifo
Të bukur zotë që pate
Të bukur zotë që pate
Korba korba Sherifo
O Sherifi mes kalore
O Sherifi mbes kalore
Korba korba Sherifo
More kërrabën e shkove
More kërrabën dhe shkove
Korba korba Sherifo
Në Tragjas vajte rënkove
Korba korba Sherifo
Në Tragjas vajte rënkove
Korba korba Sherifo
As për një kafe s’qëndrove
As për një kafe s’qëndrove
Korba korba Sherifo
Qani o ju male qani more
Qani o ju male qani more
Korba korba Sherifo
Se nuk vjen Sherif Hasani
Se nuk vjen Sherif Hasani
Korba korba Sherifo