Loading...

Jeta kulturore ne zone me pare ka qene aktive! Ja kush ka qene arsyeja. Tani jeta kulturore e varfer !

Kultura dhe koha e lirë ne zone tone ! 

Përpara viteve ’90 çdo fshat në zonë kishte një vatër kulture që planifikonte aktivitetet kulturore-artistike, ndërsa në Orikum, në ndërtesën aktuale të bashkisë së sotme, funksiononte shtëpia e kulturës “Ibrahim Kushta”, e cila ishte e pajisur me bibliotekë, sallë tenisi, sallë shahu, si dhe një sallë kinemaje.

Jeta kulturore ka qenë shumë aktive si pasojë edhe e shtetasve rus të cilët banonin në atë kohë në Orikum, për arsye të vendodhjes së bazës ushtarake të Pashalimanit. Tashmë banorët kujtojnë me nostalgji sallat e vallëzimit dhe aktivitet kulturore që zhvilloheshin në atë kohë. Kjo është fotografia e jetës kulturore para viteve ’90 në qytetin e Orikumit.

Aktualisht paraqitet një tjetër pamje, fatkeqësisht mund të thuhet se jeta kultore është relativisht e varfër.

Ndër grupet folklorike të zonës mund të përmendim grupin e Dukatit i cili është një nga grupet më të vjetra dhe pjesëmarrës që në festivalin e parë kombëtar folklorik të vitit 1968, ku dhe fitoi medaljen e bronxtë. Ky grup merr pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare. Gjithashtu është i njohur dhe me treshen e Dukatit.

Grupi i Tragjasit është një tjetër grup i zonës, i cili është krijuar që në vitin 1967 dhe përfaqëson trevën e fshatit të tij. Ky grup ka marrë pjesë rregullisht në Festivalin Folklorik Kombëtar ku është vlerësuar edhe me çmime.

Sot bashkia nuk ka asnjë qendër kulturore. Në anketimin e realizuar me banorët e bashkisë, rreth 44% e tyre janë të pakënaqur me programet artistike dhe kulturore që ofrohen në bashki. Ndërsa, përsa i përket shërbimeve për të rinjtë, 42% e banorëve janë të pakënaqur dhe 36% shumë të pakënaqur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com