Nga Edviol Kulluri
18 Shkurt 2017
Kjo protestë është pa kuptim. Është non sens. Kulmi i hipokrizisë. Kulmi i injorancës që s’ka fund. Jo se Pseudoshtetarët e Partifasadës Socialisto-Oligarkike bashkë me koalicionin e tyre klanoro-mediokër e kanë ndritur. Përkundrazi ata vazhdojnë vjedhjen, zhvatjen, dobësimin dhe dëmtimin e shoqërisë, duke i qëndruar besnikë linjës, planeve e direktivave të hershme të PPSH-së.
Por ky është non sens dhe kulm i hipokrizisë e injorancës, sepse s’ka asnjë kuptim që populli të dalë në protestë kundër padrejtësisë e keqmenaxhimit të qëllimshëm qeveritar, duke u organizuar nga një klan kazan mbeturinash i mbushur me Pseudoshtetarët e Partifasadës Demokratiko-Oligarkiko-Byroiste dhe partifasadave satelite, që për sa kohë ka pasur pushtet, ka vepruar edhe më keq se këta sivëllezërit e tyre që drejtojnë sot përmes partifasadave të tyre, simotra të partifasadës që na ka nxjerrë popullin në këtë hipokritoprotestë. Ndërsa injoranca qëndron tek populli që bashkohet me këta pseudoshtetarë e partifasada dhe nuk gjen rrugën e tij të vërtetë të organizimit social politik.
Duhet të gjejë forcë populli dhe të ndahet se kaluan gati tre dekada nën thundrën e këtyre hipokrito-kriminelo-zhvatësve. Duhet të gjejë forcë se ka rrugë të tjera nuk janë të zbritur nga qielli këta. Forca e bashkuar e shoqërisë nëse mblidhet i hedh pa asnjë sforco direkt e në koshin e plehrave ku kanë habitatin natyral.