Kronike e zeze

Me hashash për te djali në burg, pranga burrit në Fier

Një 59-vjeçar nga Fieri ka rënë në pranga pasi tentoi të fuste lëndë narkotike të llojit hashash në burg.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, shtetasi M.S., 59-vjeç, është arrestuar pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashashi brenda ambienteve ku vuan dënimin.

Njoftimi i plotë:

Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S. vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.

Me hashash për te djali në burg, pranga burrit në Fier Read More »

Angli, dënohet me 25 vite burg bosi shqiptar i kokainës

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të një organizate kriminale në Angli e përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 165 vite burg në total. Erald Mema koka e kësaj organizate u dënua me 25 vite burg. Mema drejtonte operacionin e trafikut të drogës përmes telefonit edhe kur ishte në Shqipëri,

Erald Mema i konsideruar nga policia angleze si koka i një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 25 vite burg. 33-vjeçari shqiptar i cili jetonte në qytetin e Oksfordit prej vitit 2003 u gjet fajtor nga gjykata për dy akuzat që lidheshin me konspiracionin e shitjes së drogës të klasit A.

Jurisë nga publiku në këtë proces gjyqësor iu desh vetëm 12 minuta për ta gjetur fajtor Erald Memën për akuzat që kishte ngritur prokuroria. Policia angleze thotë se Mema ishte kreu një organizate kriminale e përbërë nga 19 persona që të gjithë të arrestuar të cilët përmes një rrjeti korrierësh transportonin dhe shisnin kokainën në të gjithë Anglinë

Angli, dënohet me 25 vite burg bosi shqiptar i kokainës Read More »

Banorët : Jemi të shokuar nga ajo që po ndodh që prej dy ditësh në fshatin tonë

Nga Trendafile Visha

Jemi të shokuar nga ajo që po ndodh që prej dy ditësh në fshatin tonë.

Burra, gra, fëmijë kanë mbet’ pa gojë. Pasditen e së enjtes u habitëm kur pamë se po vinin forca të shumta policie.

U rrethua fshati cep më cep dhe matanë tij. Nisën kontrollet, ndërsa askush prej nesh nuk e dinte se çfarë po ndodhte. E kujt i shkonte mendja se në fshat ishte ngritur një laborator heroine.

Terror, terror gjithandej.

Një bashkëfshatarin tonë e mori policia zvarrë për krahësh. Është mbi 80 vjeç’. Kështu u shprehën dje banorët e fshatit Brenog të Hasit. Fshat ky që ndodhet rreth 12 km nga qyteti i Krumës.

Vetëm disa orë pas fillimit të operacionit, banorët kanë mësuar se në fshatin e tyre ‘luhej’ drogë e madhe. Ata ende nuk munden ta besojnë se Mustafë Shuti, djali i tij, Xheviti dhe nipi 15-vjeçar është përfshirë në këtë histori që sipas tyre ka kapërcyer kufijtë e Hasit.

Ndërkaq, banorët u shprehën për ‘Gazeta Shqiptare’ se janë shumë të frikësuar dhe sidomos fëmijët, të cilët kanë parë nëpër fshat persona me uniformë (disa me mbishkrimin DEA’), të armatosur dhe me ‘maska’ në fytyrë.

Ndonëse të trembur tejet, ata treguan me detaje mbi superoperacionin antidrogë që nisi dy ditë më parë dhe që po vazhdon në zonën e tyre.Rrëfimet e banorëve

‘Ka qenë ora 14:00, kur në rrugën e fshatit pamë të vinin shumë policë. Fillimisht, u habitëm dhe filluam të pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ka ndodhur. Më pas shtangëm të gjithë, pasi policët rrethuan gjithë fshatin.

Gratë dhe fëmijët na pyesnin se ç’po ndodh dhe ne nuk dinim t’u jepnim përgjigje. Nuk ka ndodhur më parë një gjë e tillë në fshatin tonë. Jemi bërë kaq sa jemi e s’kemi parë të vihet fshati në shtetrrethim si me qenë kohë lufte’,- thanë disa banorë të fshatit Brenog.

Të pyetur në lidhje me laboratorin e heroinës, ata u shprehën: ‘Vetëm nga ora 22:00 e së enjtes u mor vesh se bëhej fjalë për drogë. Ne kemi mësuar se në atë laboratorin është sekuestruar jo 100 kg heroinë siç po dëgjojmë në lajme, por 260 kg.

Ne një qind për qind nuk e prisnim një gjë të tillë. E kujt i shkonte mendja. E për më tepër për Mustafë Shutin, të cilin e morën zvarrë për krahësh policët se është burrë i vjetër dhe mezi mbahet në këmbë. Ishanllah nuk u ngel në duar’, pohoi një nga banorët.

Ndërsa, një tjetër tregoi se edhe Xhevit Shuti, djali i Mustafës është kapur nga policia. ‘Xheviti ka një autobus 12 vendesh dhe me të bën për çdo ditë linjën Durrës-Has. Jemi të habitur, të habitur. Nuk di çfarë të them për këtë. Policia e di punën e saj’.

Ndërkaq, banorët u shprehën se ndihen shumë të frikësuar dhe se ata nuk i kanë asnjë borxh policisë që t’i terrorizojë fshatçe.

‘A e kapi policia drogën? A i kapi personat që dyshohen se merreshin me drogë? Po ne çfarë faji kemi në këtë mes? I madh dhe i vogël në fshat është i frikësuar’,-thanë ata.
Botuar sot në Gazeta Shqiptare

Banorët : Jemi të shokuar nga ajo që po ndodh që prej dy ditësh në fshatin tonë Read More »

Vlorë /“Fast Service” vë në pranga 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për trafikim të lëndëve narkotike. Siç raporton policia i riu i identifikuar si P. L është kapur me 30 doza të lëndës narkotike të tipit “kokainë”. Në cilësinë e provave materiale policia ka arritur të sekuestrojë automjetin Fiat Punto të tij dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fast Service” duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë” • 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.

Vlorë /“Fast Service” vë në pranga 27 vjeçarin Read More »

Misteri i ndarjes nga jeta tragjikisht të të riut, familjarët të shokuar: Nuk e dimë se…

Familjarët e 39-vjeçarit që sipas policisë i vuri flakën makinës dhe u dogj brenda saj, kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja dhe se nuk e dinë arsyen e këtij veprimi.

Ata janë shprehur se Gjergji nuk vuante nga depresioni. “Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.

Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e motra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.

Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia.

Misteri i ndarjes nga jeta tragjikisht të të riut, familjarët të shokuar: Nuk e dimë se… Read More »

Ngjarje horror! Makina në flakë, shoferi digjet brenda

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Korçë rreth mesnatës, pasi makina me të cilën lëvizte mori flakë.

“Rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 911 HJ. Drejtuesii mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdek*en si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.

N ë vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.U nrgrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,  njoftoi Policia lokale.

Ngjarje horror! Makina në flakë, shoferi digjet brenda Read More »

Vlorë/Pranë Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar

Vlorë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar.

Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen “24 Maji” në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Pranë Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar Read More »

Fermë kanabisi dhe armë, arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Britani

Policia britanike ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë, pasi u kapën me armë dhe drogë. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Mediat britanike raportojnë se policia e OlbBury i gjeti disa armë dhe rreth 1 mijë rrënjë kanabis. Ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate. Aktualisht të rinjtë shqiptarë po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent. Ata kën hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Fermë kanabisi dhe armë, arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Britani Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com