Votime Sondazhe

Llogaritja e votave, kjo është e vetmja mënyrë që PS të bjerë në 70 mandate.

[sgmb id=”1″]

Pas numërimit të pak më shumë se gjysmës së kutive të votimit, Panorama Online, ka llogaritur se me çfarë rezultati mund të ketë ndryshime në 12 qarqe.

Siç do ta lexoni më poshtë, vetëm në 4 qarqe PD ka gjasa të marrë një mandat më shumë, por në dy prej tyre është thuajse e pamundur.

Konkretisht, në Berat e Fier PD-së i duhen 2-3 mijë vota më shumë se PS-ja në kutitë e mbetura, që të pretendojë një mandat më shumë.

Gjasat më të mëdha janë në Durrës ku PD-së i duhen 1254 vota më shumë se PS-së që të dalë deputet Agron Duka dhe në Shkodër ku Nard Ndoka.

Llogaritja e votave, kjo është e vetmja mënyrë që PS të bjerë në 70 mandate. Read More »

Rriten mandatet e PD-së, por LSI humbet mandatin e numrit 2 të saj.

[sgmb id=”1″]

Partia Demokratike po merr më shumë vota, krahasuar me rezulatin që kishte gjatë paradites.

Kështu aktualisht ka mbi 55 mijë vota në Tiranë, duke siguruar mandatin e 12-të. Nëse rezultati nuk ndryshon deri në fund, i bie që në parlament të futet edhe Gerti Bogdani, por nga ana tjetër tek LSI rrezikon Luan Rama.

Sipas projeksionit të momentin LSI në Tiranë ka 4 mandate, ndërsa n/kryetari i partisë, Luan Rama është i 5-ti në listë. Sakaq PS mbetet me 17 mandate në Tiranë dhe PDIU e Idrizit me një mandat.

Rriten mandatet e PD-së, por LSI humbet mandatin e numrit 2 të saj. Read More »

Rama shpall fitoren.Kush janë ministrat që të kthehen në qeveri?

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste deri në këto momente është duke kryesuar në pjesën më të madhe të vendit dhe ka arritur të fitojë 74 mandate në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që PD ka fituar 41 mandate dhe LSI, bazuar në votat e grumbulluara, ka siguruar 20 mandate.

Duke parë këtë kryesim dhe epërsi ndaj partive të tjera, në mënyrë jozyrtare mësohet se Edi Rama ka nisur të mendojë seriozisht për disa nga emrat e qeverisë së re.

Burime pranë PS-së konfirmojnë për Marsela Karapançon se Rama mund të bëjë riemërimin e disa prej ministrave të qeverisë së kaluar, të cilët u shkarkuan pa përfunduar ende mandatin.

Rama ka nisur të bëjë një skicë të ministrave të rinj. Mund të kemi edhe riemërim të disa prej ministrave. Javën e ardhshme mund të ketë edhe lëvizje sa i përket ministrave teknikë. Nuk dihet nëse ministrat teknikë të Partisë Demokratike do të vijojnë në detyrë deri në shtator apo do të zëvendësohen përpara datës së dekretimit të Presidentit të ri, Ilir Meta”, – tha Marsela.

Rama shpall fitoren.Kush janë ministrat që të kthehen në qeveri? Read More »

PS nis rënien, PD ngjitet me 3 %!

[sgmb id=”1″]

Numërimi i votave është afër gjysmës së kutive të votimit dhe nga të dhënat që publikohen nga KQZ-ja, duket se ka nisur të ndryshojë numri i votave për partitë politike.

Kështu PS që në rang vendi ishte tek 50 për qind e votave në projeksionin e orës 13:00 ka rënë në 48 për qind.

Nga ana tjetër PD është rritur me 3 pikë. Deri në mesditë ishte tek 28 për qind e votave, ndërsa në orën 13:00 është mbi 31 për qind të votave.

Ndërsa LSI është në të njëjtat kuota tek 14.5 për qind deri në 15 për qind të votave.

PS nis rënien, PD ngjitet me 3 %! Read More »

Ndryshon sërish “tepsia” e mandateve, ja çfarë ka ndryshuar!

[sgmb id=”1″]

Ndryshon sërish “tepsia” e ndarjes së mandateve. Partia Socialiste zbret në 75 mandat (nga 77 që ishte pak më parë), ndërsa Partia Demokratike rritet me 42 mandate (nga 39 që ishte).

Prej orësh Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet në kuotën e 20 mandateve. Dy qarqet ku ka ndryshuar rezultati është Korça dhe Vlora, ku PS ka humbur dy mandate.

Ndarja e manadateve deri në këto momente:

PS -331.726 Vota / 75 mandate

PD – 187.854 / 41 mandate

LSI – 98.800 Vota / 20 mandate

PDIU-27.948Vota/ 3 mandate

PSD-4.618 Vota/ 1 mandate

LIBRA- 7.981 Vota/ 0 mandate

Ndryshon sërish “tepsia” e mandateve, ja çfarë ka ndryshuar! Read More »