Votime Sondazhe

Numerohen 95% e kutive:Ja rezultati…

[sgmb id=”1″]

Tashmë janë numëruar 95. 34 % e votave dhe projeksioni i konfigurimit si do të jetë parlamenti është shumë e qartë.

PS numëron deri tani 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.

KQZ përmes kreut të saj, Klemend Zguri por edhe zëdhënëses Drilona Hoxhaj kanë apeluar  komisionerët të vijojnë procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Deri në orën 07:34 të mëngjesit të së martës (27 qershor 2017) janë numëruar  5112  kuti votimi nga 5362 gjithsej.

Numerohen 95% e kutive:Ja rezultati… Read More »

E fundit nga Tirana: Ja kush futet ne Kuvend…

[sgmb id=”1″]

Jane numeruar ne Tirane 1122 kuti nga 1198. Kur mbeten edhe kutite e fundit per t’u numeruar nga nje kalkulim i bere me shifrat zyrtare te raportuara nga KQZ-ja rezulton se Shpetim Idrizi i PDIU-se futet ne Kuvend.

Kalkulimi që i sguron mandatin Idrizit eshte bere me shifrat zyrtare te KQZ, te cilat cilat jane futur ne formule dhe kane prodhuar kete rezultat. Por, KQZ nuk e ka reflektuar ende ndryshimin me te fundit. Nderkohe, nga shifrat duket se PS-se i duhen edhe 3900 vota per t’i marre mandatin LSI-se.

Kandidatët e LSI

  1. Klajda Gjosha
  2. Kejdi Mehmetaj
  3. Floida Kërpaçi
  4. Endrit Braimllari
  5. Luan Rama
  6. Klevi Pojana
  7. Ardit Çela
  8. Eriona Bixha
  9. Ylli Shehu
  10. Edmond Rrushi

Kandidatët PS

  1. Elona Gjebrea
  2. Besnik Baraj
  3. Olta Xhaçka
  4. Blerina Gjylameti
  5. Pandeli Majko
  6. Saimir Tahiri
  7. Vasilika Hysi
  8. Ervin Bushati
  9. Ogerta Manastirliu
  10. Fatmir Xhafaj
  11. Rakip Suli
  12. Arben Ahmetaj
  13. Xhemal Qefalia
  14. Sadri Abazi
  15. Ulsi Manja
  16. Klotilda Bushka
  17. Sadi Vorpsi
  18. Arben Pellumbi
  19. Spartak Braho
  20. Eljo Hysko

Kandidati i “Sfida për Shqipërinë”

Gjergj Bojaxhi

Kandidatët e PD

  1. Lulzim Basha
  2. Orjola Pampuri
  3. Rudina Hajdari
  4. Grida Shqima
  5. Albana Vokshi
  6. Jorida Tabaku
  7. Sali Berisha
  8. Halim Kosova
  9. Gent Strazimiri
  10. Fatmir Mediu
  11. Dashamir Shehi
  12. Gerti Bogdani
  13. Fuad Haxhiymeri
  14. Blendi Sulaj
  15. Flamur Hoxha
  16. Fatbardh Plaku
  17. Dorjan Teliti
  18. Besnik Fucia
  19. Shkelqim Hoxha
  20. Ahmet Prenci

Kandidati i Fryma e Re Demokratike

Gazmend Oketa

Kandidati i Partia Demokracia Sociale

Paskal Milo

Kandidatët e PDIU

Shpëtim Idrizi

Mesila Doda

Marinelo Rami

Kandidati i Partia Aleanca Popullore

Bilal Kola

Kandidatët e Lista e Barabartë

Ben Blushi

Mimoza Hafizi

Kandidati i PSD

E fundit nga Tirana: Ja kush futet ne Kuvend… Read More »

PD merr mandatin e peste ne Parlament:Ja emri i ri ne liste.

[sgmb id=”1″]

Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Nga numërimi i 389 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në qark.

Kështu PD siguron mandatin e 5-të duke marrë kryesimin dhe udhëhequr ngushtë fitoren me 37.46% të votave ose 37171 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 35695 vota ose 35.97% me 4 mandate. Në vendin e tretë renditet LSI me 11396 vota ose me 1 mandat dhe fill pas saj renditet PSD (Tom Doshi) me 11290 vota ose 1 mandat.

Kandidatët e LSI

Agron Çela

Kandidatët e PS

Ditmir Bushati

Paulin Sterkaj

Senida Mesi

Luan Harusha

Kandidatët e PD

Romeo Gurakuqi

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Bardh Spahia

Nard Ndoka

Kandidati i PSD

Tom Doshi

PD merr mandatin e peste ne Parlament:Ja emri i ri ne liste. Read More »

Mbeten edhe 245 kuti në vend, PS-ja bie në…

[sgmb id=”1″]

Në rang vendi janë numëruar deri më tani 5117 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh, por ka rëne ne 73 mandate, nga 74 deputetë që kishte “siguruar” me pare.

Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar.

Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 4 mandate pasi kreu i saj, Shpetim Idrizi e siguron mandatin ne Tirane, sipas kalkulimit me shifrat e KQZ, sipas formules se llogaritjes.

Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

Mbeten edhe 245 kuti në vend, PS-ja bie në… Read More »

Garë e fortë në Shkodër, PS-PD diskutojnë mandatin e pestë.

[sgmb id=”1″]

Qarku i Shkodrës është duke dhuruar një garë shumë interesante, për të përcaktuar fituesin e mandatit të 11, i cili herë shkon në favor të PS dhe herë në favor të PD.

Aktualisht, kur janë numëruar 334 kuti votimi nga 421 në total, PD merr pesë mandate, katër shkojnë për PS-në dhe nga një për LSI-në dhe PSD-në, nën siglën e së cilës kandidon Tom Doshi.

Me këtë ndryshim, Partia Demokratike udhëheq në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit. Por ajo çka e bën interesante garën në këtë qark, është diferenca e votave midis PD dhe PS, që përcakton fituesin e mandatit të pestë.

PD ka rreth 131 vota më shumë se PS, avantazh i cili është përmbysur dhe ripërmbysur disa herë gjatë orëve të fundit dhe premton sërish ndryshime deri në përfundim të procesit.

Garë e fortë po zhvillohet edhe mes LSI dhe Tom Doshit, i cili kandidon nën siglën e PSD, për të përcaktuar partinë e tretë në këtë qark. Gjithsesi, të dy këto subjekte kanë arritur të sigurojnë nga një mandat në Shkodër

Garë e fortë në Shkodër, PS-PD diskutojnë mandatin e pestë. Read More »

Tom Doshi mund LSI-në i vetëm në Shkodër. Ja shifrat…

[sgmb id=”1″]

Partia Social Demokrate ka surprizuar në Shkodër, pasi ka marrë më shumë vota se Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kandidati i kësaj force politike, i cili tashmë ka marrë mandatin e dytë në Kuvend, Tom Doshi, ka arritur që të marrë 11.6% të votave, ndërsa LSI vetëm 11.% %, ose në numër votash, PSD ka marrë 10.333 vota, ndërsa LSI, 9999, ndërsa shifrat mund të ndryshojnë pasi numërimi vazhdon ende. 

Ndërkohë që Shkodra ka 11 mandate, ku forcë e parë ka dalë PD e cila ka marrë 5 mandate, ndërsa PS 4 mandate, pastaj vijnë PSD dhe LSI me nga 1 mandat.

Tom Doshi mund LSI-në i vetëm në Shkodër. Ja shifrat… Read More »

Përfundon numërimi i votave në Vlorë. ZYRTARE:Ja kush janë deputetët e rinj të këtij qarku.

[sgmb id=”1″]

Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës. Në këtë qark dalin 12 deputetë, ku 8 i ka marrë PS, 3 PD dhe 1 LSI.

Ndërkohë që PS ka marrë 60.5% të votave, PD 20.9%, ndërsa LSI 11.5%.

Ja emrat e deputetëve të Vlorës.

LSI

Shezai Rrokaj

PS

Damian Gjiknuri

Vilma Bello

Alket Hyseni

Vullnet Sinaj

Andrea Marto

Edi Rama

Edmond Leka

Fatmir Velaj

PD

Agron Shehaj

Nadire Meçorapaj

Vangjel Dule

Përfundon numërimi i votave në Vlorë. ZYRTARE:Ja kush janë deputetët e rinj të këtij qarku. Read More »

79% të votave janë numëruar, ja sa mandate kanë marrë secila parti.

[sgmb id=”1″]

(22:32) – Kur janë numëruar 4541 nga 5362 Qendra Votimi në rang vendi, Partia Socialiste kryeson deri në këto momente me 48,27 përqind të votave.

Partia Demokratike rënditet e dyta me 28,94 përqind, pasuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 14,35 % dhe PDIU me 4,85 për qind të votave.

Deri në këto momente, PS ka siguruar 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4 dhe PSD 1.

Procesi i numërimit vijon…

79% të votave janë numëruar, ja sa mandate kanë marrë secila parti. Read More »