Votime Sondazhe

Erdogan konfirmohet president, shifra e madhe e shqiptarëve që e votuan

Recep Tayip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, që e bëjnë atë të parin kryetar shteti me pushtet ekzekutiv në historinë e Turqisë.

Ai ka siguruar dje 53 për qind të votave. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se dy milionë shqiptare (nga 6 sa jane ne Turqi) kane votuar pro Erdoganit si president.

Në koment të fitores Erdogan ka deklaruar se shumica e votave të numëruara tregojnë se ai e ka fituar garën përballë rivalit të opozitës Muharrem Ince, me 53 kundër 31 për qind të votave

Votuesit shqiptari ishin kryesisht nga Kosova, Maqedonia por edhe nje numër i madhe me ata me origjine nga Lugina e Presheva të dëbuar më së fundi nga Serbia.

Erdogan dhe Turqia konsiderohet përkrahësi me i madh i shqiptarëve në Ballkan gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Erdogan konfirmohet president, shifra e madhe e shqiptarëve që e votuan Read More »

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Turqi, ja kush kryeson

Reccep Tayip Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Turqi, me një të pestën e votave të numëruara.

Sipas raporteve të medias shtetërore, Erdogan ka marrë 59% të votave dhe rivali më i afërt i tij, Muharrem Ince, 27%.

Nëse Erdogan merr më shumë se 50% të votave në total, ai do të shpallet fitues dhe do të evitojë një raund të dytë votimesh.

Përveç presidencës, zgjedhësit votuan edhe për anëtarët e Parlamentit dhe partia e Erdoganit kryeson edhe këtu. Partia e tij, Drejtësi dhe Zhvillim, kryeson me 55% të votave të numëruara deri më tani, raporton media shtetërore, ndërsa opozita CHP ka 14% të votave.

Këto zgjedhje konsideroheshin si sfida më e madhe elektorale për Erdoganin në 15 vitet e tij në pushtet. Rreth 60 milionë zgjedhës kishin të drejtë vote.

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Turqi, ja kush kryeson Read More »

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj

CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 muajsh nga “Konrad Adenauer”, një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Sondazhi ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.

Sondazhi ka të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.

Sot po sjellim të tjera detaje të këtij sondazhi, të siguruar eksluzivisht nga CNA.al.

Sipas këtij sondazhi, refuzimi për koalicionin me LSI-në është mbi 95%, pra ka një refuzim maksimal nga baza e demokratëve por edhe opinioni publik për këtë koalicion. Ndoshta shqiptarët dhe demokratët prisnin një PD të vetme, por më të qartë në opozitë. LSI kaloi me PD pas katër vitesh qeverisje me Edi Ramën, dhe kjo duket se ka një kosto të madhe.

Lulzim Basha nuk perceptohet si lider në opinionin publik, kuotat e tij të pëlqyeshmërisë lëvizin nga 17-20 % me një diferencë të madhe me Sali Berishën, që është 5-7% pikë mbështetje më shumë se PD dhe gati sa dyfishi i Bashës.

Detajet e reja nga sondazhi

Sondazhi i “Konrad Adenauer” zbulon rrezikun që PD mund të humbë disa nga bashkitë e saj bastion.

Sipas sondazhit dhe perceptimit të opinionit publik, PD rrezikon të humbë Voren dhe Kamzen. Kukësi me rikandidimin e kryebashkiakut aktual duket i lëshuar në tavolinë, dhe në pikëpyetje të madhe është edhe vetë Shkodra.

Demokratët humbasin Pogradecin, Mallakastrën ndërkohë Lezha duket më pranë socialistëve.

Me këtë sondazh dhe raportin e plotë të tij duket se në momentet që është zhvilluar, PD jo vetëm është dobësuar për shkak të kryetarit të saj por në zgjedhjet e ardhshme lokale, llogaritur kjo sipas periudhës kur është bërë sondazhi, Lulzim Basha rrezikon ta çojë PD-në në një katastrofë në zgjedhjet lokale, me një humbje më të madhe se ajo e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku demokratët morën minimumin e tyre historik të votave.

Sondazhi gjerman “Konrad Adenauer”: PD dhe Basha rrezikojnë të humbasin të gjitha bashkitë dhe bastionet e saj Read More »

Jehona e fitores së Orban: Ditë e keqe për BE, e mirë për Europën

Rizgjedhja e Viktor Orban për një tjetër mandat në krye të Hungarisë është pritur me entuzizëm nga ekstremistët e djathtë në vendet e Bashkimit Europian.

Zv.kryetarja e grupit parlamentar të ekstremistëve të djathtë të AfD-së në Gjermani e uroi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Urime Viktor Orban! Një ditë e keqe për Bashkimin Europian, një ditë e mirë për Europën!”, shkruan Beatrix von Storch.

Po rrjetet sociale zgjodhi edhe bashkëkryetari i AfD-së, Jorg Meuthen. “Viktor Orban mbron politikat që kanë në qendër njerëzit e tij, hungarezët. Ai e tha qartësisht se do të vazhdojë me këto politika dhe pikërisht për këtë u rizgjodh”, shkruan ai.

Në Francë, Viktor Orban u urua nga Marine Le Pen e Frontit Kombëtar. “Një fitore e madhe e Viktor Orbanit në Hungari; një goditje për politikat e BE-së të emigrimit masiv, që edhe njëherë tjetër u rrëzuan. Nacionalistët mund të marrin shumicën në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian në 2019”, shkruajti Marine Le Pen në Twitter.

Geert Wilders në Holandë e cilësoi gjithashtu fitoren e Orban një “rezultat mahnitës” dhe një “fitore të merituar”.

Edhe në Poloni, qeveria e të cilës ndodhet në qendër të kritikave nga Brukseli për disa ligje, përfshirë këtu edhe reformën në gjyqësor fitorja e Orban u prit me entuziazëm. “Është një konfirmim i politikave të duhura të vendeve të Europës Qendrore”, deklaroi zv.ministri i Jashtëm polak, Konrad Szymanski.

Jehona e fitores së Orban: Ditë e keqe për BE, e mirë për Europën Read More »

“Rusia si Koreja e Veriut”, çfarë thonë për Putin rivalët e tij pas zgjedhjeve

Vladimir Putin është zyrtarisht President i Rusisë dhe u zgjodh me 77% të votave. Por kundërshtarët e tij politikë thonë se niveli i mbështetjes për të nuk e kalon 40%.

Vladimir Putin është akuzuar për vjedhje votash në “zgjedhjet më të pista të bëra ndonjëherë që nga rënia e Shërbimit Sovjetik”.

Kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar jo vetëm për taktikat e tij të pandershme të ndjekura për fitimin e zgjedhjeve por edhe për përkeqësimin e situatës së vendit.

Këto akuza erdhën edhe pas zbulimit të filmimeve nga kamerat e sigurisë ku dukeshin parregullsi të bëra me kutitë dhe fletët e votimit.

Ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky, i cili doli i treti në renditje, tha: Vjedhja ishte aq e madhe sa në të vërtetë mbështetja reale për Putin nuk do i kalonte 40%

Kandidati komunist dhe i dyti në zgjedhje Pavel Grudinin tha se  votimet ishin të pandershme dhe më të parregulltat që Rusia ka parë ndonjëherë që nga kapitullimi i Bashkimit Sovjetik.

“Këtu ndodhi ajo që kisha më shumë frikë. Një person votoi 2 ose më shumë herë dhe këto janë shembuj të cilat u dëshmuan me pamje në disa rajone të Moskës,” u shpreh ai.

Alexei Navalny, që shihej si kërcënimi më i madh për të marrë pushtetin e Putin, u dënua pas thirrjeve të tij për bojkot të zgjedhjeve.

“Në Rusi nuk ka demokraci, këtu nuk ekziston konkurrenca. Kemi vetëm një kandidat. Ai po e shndërron Rusinë në një Kore të Veriut,” u shpreh ai.

“Rusia si Koreja e Veriut”, çfarë thonë për Putin rivalët e tij pas zgjedhjeve Read More »

EXIT-POLL i shtetit rus parashikon fitoren e Putin me 73.9% të votave

Vladimir Putin do të udhëheqë Rusinë edhe për 6 vite të tjera, pasi siguroi një fitore tjetër të pritshme në zgjedhjet presidenciale.

Një sondazh shtetëror i jep fitore Putinit me 73.9% të votave, me një distancë të konsiderueshme në rezultat nga ndjekësi i tij më i afërt. Por siç dihet, kundërshtari i tij më i fortë, që mund të konsiderohet edhe si shefi i opozitës, Aleksei Navalni nuk u lejua të bëhet pjesë e garës.

Në zgjedhje nuk priteshin surpriza, por rezultati që parashikon sondazhi është shumë më i lartë se zgjedhjet në 2012, kur Putin fitoi me 64% të votave.

EXIT-POLL i shtetit rus parashikon fitoren e Putin me 73.9% të votave Read More »

Rusia voton: Vladimir Putin dhe shtatë rivalët e parrezikshëm

Miliona rusë votojnë këtë të dielë (18.03.) për presidentin e vendit. Fitorja e Putinit konsiderohet e sigurtë. Shtatë kandidatët e tjerë me profile të ndryshme i bashkon mungesa e shanseve kundër Putinit.

Russland Präsidentswahlen | Wahlzettel (picture-alliance/dpa/TASS/A. Geodakyan)

Kur Vladimir Putin u zgjodh për herë të parë president në vitin 2000 në zgjedhje morën pjesë 11 kandidatë për presidentë. Pas kësaj numri i kandidatëve ra ndjeshëm, tani duket një rikthim në kohët e mëparshme. Në zgjedhjet e 18 marsit 2018 janë lejuar gjithsej tetë kandidatë për presidentë, dyfish më shumë se në vitin 2008.

Russland Wahlen (picture-alliance/Mikhail Metzel/TASS/dpa)

Kremlini i shqetësuar për pjesëmarrjen në zgjedhje

Një shpjegim i njohur për këtë numër të lartë të kandidatëve është se Kremlini i trembet pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Sepse një kandidat është i paarritshëm nga të tjerët – Vladimir Putin. Në sondazhet e prezantuara nga institutet shtetërore të opinionit, ai i fiton me distancë të ndjeshme zgjedhjet. Sipas tyre, 70% e rusëve duan të kenë për të katërtën herë si president, Vladimir Putin. Që do të thotë se ai do të jetë në krye të vendit deri në vitin 2024.

Russland Alexei Nawalny, Oppositionspolitiker (picture-alliance/AP Photo/P. Golovkin)Aleksej Navalny

Vlera të tilla të larta bëjnë që kandidatët e tjerë të duken si shtatë xhuxhat. Për votime, ku rezultati dihet që në fillim, rusët nuk kanë shumë dëshirë me sa duket. Që në zgjedhjet parlamentare 2016 pjesëmarrja në zgjedhje ra ndjeshëm. Në Moskë votuan vetëm 35% e zgjedhësve. Prandaj Kremlini përpiqet që me fytyra të reja t’i bëjë këto zgjedhje interesante, pa e rrezikuar Putinin. Sepse kandidati opozitar, konkurrenti më i fortë i Putinit, Aleksej Navalny për shkak të një dënimi në fuqi nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Navalny që sheh aty përpjekjen për të eliminuar rivalin, ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve. Edhe Genadij Sjuganov, një ish-komunist nuk del më në zgjedhje për shkak të moshës. Ndërsa tek kandidatët e tjerë bëjnë pjesë si thinjosh të politikës ashtu edhe fytyra të reja.

Pavel Grudinin

Politikani 57 vjeçar u dërgua papritur në garë nga partia komuniste, KPRF, megjithëse ai nuk është anëtar i saj. Sipas sondazheve të agjencive shtetërore ai mund të llogarisë me 6% të votave, rezultatin e dytë më të mirë pas Putinit. Vëzhgues të tjerë mendojnë se ai mund të arrijë një rezultat më të mirë, sepse nuk është i konsumuar dhe qëndrimet e tij të moderuara janë të mirëpritura tek shumë rusë. Mediat shtetërore e sulmuan ashpër Grudinin së fundmi për shkak të nderimit të Stalinit dhe xhirollogarive jashtë vendit.

Russland Wahlplakat in Novosibirsk (picture-alliance/dpa/Sputnik/A. Kryazhev)Pavel Grudinin

Vladimir Zhirinovski: Nxitësi i urrejtjes

Konkurrenti i Grundinit është Vladimir Zhirinovskij, më i moshuari mes kandidatëve të regjistruar në zgjedhje. 71 vjeçari drejton partinë populiste të djathtë Partia Liberal Demokratike e Rusisë, LDPR. Zhirinovskij është vetëm formalisht në opozitë, sepse ai ka shumë vite që është pjesë e kastës së vjetër politike dhe në një linjë me Kremlinin. Kërcënimet e tij me bomba ndaj perëndimit janë pjesë e zakonshme e emisioneve televizive politike në Rusi. Putinit ai nuk i bën aspak konkurrencë.

Russland Präsidentenwahl Wladimir Schirinowski Kandidat (picture-alliance/dpa/Sputnik/E. Biyatov)Vladimir Shirinovski:

Grigorij Javlinskij: Liberali i vjetër

Po kaq gjatë sa Zhirinovskij përpiqet edhe Grigorij Javlinskij të bëhet president rus. Me moshën 65 vjeçare ai është gati në moshë sa Putini. Bashkëthemeluesi i partisë liberale të djathtë Jabloko në zgjedhjet e vitit 2000 mori 7% të votave duke u renditur i treti. Javlinskij ka imazhin e politikanit me pikëpamje liberale properëndimore, por që nuk arrin dot masat.

Boris Titov: Mbrojtësi i sipërmarrësve

57-vjeçari Boris Titov është ndër kandidatët më të rinj. Tritov përfaqëson partinë e re liberale të djathtë „Partia e zhvillimit” që nuk luan ndonjë rol të dukshëm në politikën e Rusisë dhe nuk ka arritur ndonjë sukses në zgjedhje. Titov ka bërë karrierë si sipërmarrës. Nga viti 2012 ai ka qenë i ngarkuar nga Putini që të kujdeset për të drejtat e sipërmarrësve rusë.

Russland Boris Titov, Präsidentschaftskandidat Partei Wachstum (picture-alliance/Sputnik/E. Biyatov)Boris Titov

Sergej Baburin: Nacionalisti

Sergej Baburin, 59-vjeçar të duket si një jehonë e kohëve të shkuara. Një politikan konservator i viteve 90-të, por që për vite nuk iu dëgjua zëri. Tani Baburin drejton partinë e vogël nacional-konservatore „Unioni i Popujve të të Gjithë Rusëve” që e mbështet politikën e brendshme dhe të jashtme të Putinit.

Russland Präsidentswahlen | Präsidentschaftskandidat Sergei Baburin (picture-alliance/dpa/TASS/S. Fadeichev)Sergej Baburin

Ksenija Sobtshak: Njëra kundër të gjithëve

36-vjeçarja Ksenija Sobtshak është e vetmja kandidate femër në këto zgjedhje. Ajo është vajza e ish-kryebashkiakut të Shën Peterburgut, Anatolij Sobtshak, që konsiderohet si babai politik i Putinit. Fillimisht ajo bëri emër në botën e shout, më vonë zhvilloi qëndrime opozitare si gazetare. Sobtshak nuk është politikane profesioniste. Në fushatë ajo u përpoq të ndjekë moton „Kandidatja kundër të gjithëve” për të kapur votuesit e zhgënjyer. Sobtshak përfaqëson një axhendë liberale dhe e kritikon me kujdes kreun e Kremlinit. Që nga kandidatura e saj ajo ka akces të pakufizuar në media. Shumë vëzhgues e shohin këtë si shenjë që ajo nxitet nga Kremlini.

Russland Journalistin Xenia Sobtschak Präsidentschaftskandidatin (picture-alliance/dpa/TASS/S. Krasilnikov)Ksenija Sobtshak

Maksim Surajkin: Komunisti alternativ

Maksim Surajkin bën pjesë tek profilet e reja në këto zgjedhje. 39-vjeçari është kryetar i partisë „Komunistët e Rusisë”, që pozicionohet si një alternativë e partisë së vjetër komuniste ruse. KPRF e akuzon këtë parti se është një projekt i Kremlinit për të dobësuar komunistët e vjetër.

Russland Präsidentswahlen | Präsidentschaftskandidat Maxim Suraikin (picture-alliance/abaca/S. Karacan)Maksim Surajkin

Të gjithë – qofshin kandidatë të rinj apo të vjetër, mbështetës apo jo të Putinit – ata kanë një gjë të përbashkët: Nuk kanë asnjë shans kundër Putinit. Në këtë drejtim këto zgjedhje megjithë numrin e lartë të kandidatëve nuk dallohen nga ato të mëparshmet, ku Vladimir Putin ka fituar pa asnjë shqetësim.

Rusia voton: Vladimir Putin dhe shtatë rivalët e parrezikshëm Read More »

‘Shkatërrohet’ sistemi i vjetër politik në Itali, ja kush triumfoi në zgjedhje

Sistemin e vjetër politik italianët e mbyllën në sirtar. Pas zgjedhjeve triumfuan populistët, si majtas ashtu edhe djathtas. Por ata nuk e bëjnë dot qeverinë. Më mirë kështu, mendon Bernd Riegert në Romë.

Italien Wahl 2018 | Kombibild Luigi Di Maio und Matteo SalviniPopulistët majtas e djathtas fitojnë, por nuk krijojnë dot mazhorancën – Luigi di Maio (Pesë Yjet, majtas) dhe Matteo Salvini (Lega Nord, djathtas)

Votimet në Itali nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar me një sinjal shqetësues. 60% e votueseve e votuesve italianë kanë vendosur këtë herë për partitë populiste, – ose nga ana e majtë për Lëvizjen e Pesë Yjeve ose nga e djathta për partitë populiste, përfshirë edhe neofashistët. Sa të zhgënjyer e të revoltuar duhet të jenë ndjerë italianët me stilin e qeverisjes në Itali, që të gjejnë strehë tani tek populistët, që premtojnë gjithçka, luajnë me frikën, e që shumë pak do të realizonin nga ato që thonë?

Italianët e perceptojnë shtetin e tyre si të paaftë

Silvio Berlusconi, një plak i ringjallur 81 vjeçar me afro 15% të votave të marra shihet si shprësëdhënës, megjithëse si askush tjetër ai qëndron për sistemin e vjetër italian. Ndërsa kundërshtari i euros dhe armiqësor ndaj të huajve, Matteo Salvini ka dalë madje para Berlusconit, Të mos harrojmë ata që nderojnë ende Musolinin, “Vëllezërit Italianë” që kanë kandiduar në kampin djathist. Përballë tyre nga kampi tjetër qëndron Lëvizja e Pesë Yjeve. Liderët e saj premtuan mrekullira, ata duan të shpenzojnë para që Italia nuk i ka. BE është fajtori që duhet t’i paguajë më shumë Italisë, sipas tyre.

Italianët duan diçka të re, diçka tjetër. Shtetin e tyre ata e perceptojnë si plotësisht të paaftë dhe të vjetëruar. Kjo është fatura e dështimit të listës së majtë, të drejtuar deri më tani nga socialdemokratët qeverisës. Para zgjedhjeve ata u përçanë dhe gjenden, ashtu si SPD-ja gjermane, në rënie të pandalshme. Ish-shpresa e italianëve, Matteo Renzi dështoi në skenën politike. Reformat në Itali nuk ecën përpara, ekonomia rritet shumë ngadalë, numri i të papunëve është shumë i lartë, problemet me numrin e lartë të azilkërkuesve nuk janë zgjidhur. Aparati shtetëtor përpin shumë para, drejtësia është e ngadaltë dhe joeficiente. Lista negative për ekonominë e tretë të eurozonës mund të vazhdohej edhe më tej.

Koalicionet të pamundura

Mesazhi i votuesve në këto zgjedhje: Si tani nuk mund të vazhdohet më. Por në fakt kështu do të vazhdohet, sepse të tre blloqet e mëdha e pengojnë njëra-tjetrën në parlament, e koalicionet duken të pamundura. Të paktën para zgjedhjeve ato kanë përjashtuar kombinime të mundshme. Madje edhe një koalicion, realisht i pamundur, mes partisë së Berlusconit dhe socialdemokratëve nuk ka shanse numerike për të arritur mazhorancën në dy dhomat e parlamentit. Nëse asnjë nga partitë e tjera nuk lëviz nga ky pozicion, presidenti italian duhet të emërojë një qeveri teknike, që duhet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera. Këtë model Italia e ka përjetuar shpesh. Ai nuk reflekton vullnetin demokratik të votuesve, por të paktën sjell marrëdhënie pak a shumë të parashikueshme.

Aleati francez i Lega Nord, Fronti Nacional i Le Pen e uroi Salvinin për rritjen e numrit të votave. Për fat të keq Le Pen ka të drejtë, kur thotë se për Bashkimin Europian kjo natë zgjedhore nuk ishte një natë e mirë. Me numrin e lartë të votave të populistëve një vend i rëndësishëm i BE rrëshqet në të njëjtën anë si ndërkohë Hungaria, Polonia, Greqia dhe Austria. Aty populistët ose janë në pushtet ose bashkëqeverisin. Edhe në Gjermani populizmi po marshon. Deri më tani as në Bruksel dhe as kryeqytetet e tjera europiane nuk është gjendur receta për të ndalur populistët dhe nacionalistët.

Italia nuk ka këllqe për të përballuar një krizë të gjatë qeveritare. Nëse tregjet e humbasin besimin në zhvillimin e rregullt të Italisë, mali i lartë me borxhe i këtij vendi mund të bëhet së shpejti tejet i shtrenjtë, madje edhe i pafinancueshëm më. Pak shpresë të jep vlerësimi i një votuesi në një qendër zgjedhore kur thotë: “Ne italianët do ta kalojmë edhe këtë situatë. Gjithmonë në një lloj forme ia kemi dalë megjithë këtë sistem të mbaruar.”

‘Shkatërrohet’ sistemi i vjetër politik në Itali, ja kush triumfoi në zgjedhje Read More »